• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SUPERLAJM/ Holanda, Danimarka dhe Spanja i hapin dritën jeshile anëtarësimit të Shqipërisë: “PO” negociatave

June 17, 2021
in Aktualitet, Debat, Kryesore
        
 

Pas “po-së” së Holandës, dy shtete të tjera konfirmojnë po-në për Shqipërinë. Holanda ka konsoliduar zyrtarisht vlerësimin pozitiv të përmbushjes së kushtëzimit për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë edhe me mbështetjen e Parlamentin holandez. Po ajo nuk është e vetme.

“ABC” ka mësuar nga burime zyrtare daneze se Parlamenti i Danimarkës nuk është bërë pengesë për vendimin pozitiv të qeverisë së Danimarkës lidhur me hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Burime daneze kanë thënë se Parlamenti i Danimarkës nuk i është kundërvënë vendimit të qeverisë daneze për dritën jeshile lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Në këtë vendim, qeveria daneze mbështet raportin e Komisionit Evropian të prezantuar në 12 maj në Këshillin e ministrave të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm për mbajtën e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Gjithashtu, burime zyrtare spanjolle kanë bërë të ditur për “ABC” qëndrimin zyrtar të Spanjës. Spanja mbështet raportin e Komisionit Europian të 12 majit, sipas të cilit kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri janë përmbushur.

Sipas këtyre burimeve, Spanja konsideron se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres lidhur me reformat e integrimit dhe meritojnë fiksimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur ( 22 qershor).

Spanja kundërshton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, ashtu si shumë shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

Burimet zyrtare spanjolle kanë sqaruar se sipas procedurave të qeverisë spanjolle, Parlamenti i Spanjës njoftohet për vendimin zyrtar të qeverisë spanjolle lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, por nuk ka mandat specifik dhe paraprak lidhur me marrjen e këtij vendimi.

Edhe nëse arrihet unanimiteti lidhur me vlerësimin pozitiv për Shqipërinë, çështja e aprovimit të kuadrit negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbahet aktualisht pezull nga Bullgaria për shkak të vetos që i ka vendosur Maqedonisë së Veriut.

Kjo veto ka të bëjë me pretendime të autoriteteve bullgare për çështjen e gjuhës dhe historisë lidhur me Maqedoninë e Veriut. Pa aprovimin e kuadrit negociues, nuk mund të fiksohet një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Rrjedhimisht, takimi i 22 qershorit, siç e ka njoftuar paraprakisht “ABC”, nuk pritet të prodhojë vendim lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë gjatë presidencës sllovene, që merr kryesinë e Bashkimit Evropian nga 1 korriku deri në 31 dhjetor 2021.


        
 
Next Post

Droni në biznesin e Lefter Kokës: Rrëfehen banorët që zbuluan autorin e ngjarjes sikur të ishin policë

VIDEO/ Udhëtim brenda burgut famëkeq grek ku gjenden të izoluar dhe shumë shqiptarë

Fati politik i opozitës, ndarja e Bashës nga Berisha

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In