• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjykata Kushtetuese vendos sot fatin e pushtetit vendor, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme në tetor nëse bie 30 qershori!

June 23, 2021
in Aktualitet, Debat

Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot për fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Presidenti Ilir Meta shtyu procesin pas bojkotit të opozitës, por mazhoranca mbajti zgjedhjet duke mos njohur dekretin e presidentit Meta.

Shoqata e Bashkive iu drejtua me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, e cila sot do të mbajë mbledhjen e parë. Kështu, nëse gjykata do t’i japë të drejtë Shoqatës së Bashkive, atëherë në tetor mund të kemi zgjedhje të parakohshme vendore në tetor.

Por, nga ana tjetër nëse pranohen zgjedhjet e 30 qershorit, atëherë presidenti Ilir Meta, është i detyruar që të shpallë zgjedhje të reja për 5 bashki në vend, të cilat aktualisht janë pa kryetar bashkie. Por, në zgjedhje mund të shkojë edhe Bashkia e Mallakastrës, pasi kryebashkiaku i saj rrezikon shkarkimin nga posti.

Në njoftimin e bërë nga gjykata bëhet me dije, se ditën e sotme ajo do të shqyrtojë konstatimin e zgjedhjeve pas kërkesës së bërë nga Shoqata e Bashkive. Po ashtu, në njoftim thuhet se do të bëhet edhe verifikimi i kushtetutshmërisë së Partisë Bindja Demokratike sa i përket, regjistrimit të kësaj të fundit në gjykatë.

“Konstatimi antikushtetues të zgjedhshmërisë, procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Bashkitë pa kryetar që mund të shkojnë në zgjedhje

Nëse rrëzohet dekreti i presidentit, ky i fundit do detyrohet të shpallë zgjedhje vetëm në bashkitë pa kryetar. 5 bashkitë për të cilat mund të zhvillohen zgjedhje janë Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina dhe Dibra. Këto janë 5 nga 61 bashkitë, që aktualisht drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët. Ndonëse në zgjedhjet e vitit 2019, shkodranët ia besuan Valdrin Pjetrit drejtimin e Bashkisë Shkodër, ai dha dorëheqjen nga marrja e detyrës, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit. Për pasojë Voltana Ademi, me mandat të përfunduar kushtetues prej gati dy vjetësh, vazhdon të drejtojë Bashkinë e Shkodrës.

Ndërkohë, pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, për shkak të një deklarate të pakujdesshme, kryetarja e zgjedhur e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako dha dorëheqjen. Ajo u zëvendësua fillimisht në postin e nënkryetares e më pas atë të kryetares nga Emirjana Sako. Edhe Bashkia e Vorës, për shkak të problemeve të Agim Kajmakut me drejtësinë, pas një kalvari të gjatë emërimesh shkarkimesh e dorëheqjesh të drejtuesve të emëruar të saj, ka sot një tjetër të emëruar dhe jo të zgjedhur, Gentian Picarin.

Pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, sot ajo drejtohet nga nipi i tij, Edision Memolla, i cili nuk ka mbajtur më herët ndonjë post në këtë bashki. Dionis Imeraj, ish-kryetari i Bashkisë Dibër dha dorëheqjen pak javë më parë për shkak të kandidimit të tij për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht kryetar i bashkisë në detyrë është Shkëlqim Murrja.

Next Post

“8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste”! Kryeministri Rama del me mesazhin emocionues

“Si je, rëndë ëë”! Erion Braçe paralajmëron fundin "tragjik" të Sali Berishës: Të del gjumi nga...

Mesazhi i fortë i Yuri Kim për punonjësit e rinj të institucioneve të drejtësisë: Le të mos shtiremi, ta bëjmë reformën në drejtësi realitet

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved