• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbulohet dokumenti, Izet Haxhia u ekstradua me garancinë e qeverisë Berisha

May 11, 2018
in Aktualitet, Dosja X

Nga Muhamed Veliu

‘Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës, ministria dhe Rama i kanë premtuar hapjen e çështjes, le t’ia hapë, të mbetet brenda’. Kjo ishte deklarata e parë e ish kryeministrit Sali Berisha, kur Izet Haxhia kishte më pak se 60 minuta që kishte prekur tonën shqiptare pas 19 vitesh.

Për këtë deklarim, se Haxhinë e solli në Shqipëri Edi Rama, paraardhësi i tij Berisha nuk solli asnjë provë të mbështetëse këtë pohim.

Por cila është e vërteta e ekstradimit të Izet Haxhisë dhe a ka një prapavijë politike siç edhe pretendon Sali Berisha?

https://youtu.be/nb6-gp5c-Po

Report TV disponon ekskluzivisht dokumentin në formë garancie për shtetin turk, që lejoi ekstradimin e Izet Haxhisë disa ditë më parë, dokument i cili tregon se përpjekja për ta ekstraduar kanë nisur që në vitin 2007 kur kryeministër ishte zoti Berisha.

Bëhet fjalë për këtë dokument me mbishkrimin sekret hartuar nga Ministria e Drejtësisë datë 06.04.2007 dhe mban firmën e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali.

Dokumenti i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Turke, përmes të cilit ministri i atëhershëm në detyrë Rusmaili thotë se: “në bazë të Konventës Europiane të Ekstradimit, duke iu referuar faktit se shtetasi Izet Haxhia është gjykuar në mungesë në bazë të nenit 504/2 të Kodit Shqiptarë të Procedurës Penale, garanton paraprakisht në emër të shtetit shqiptarë, respektimin e të drejtës së rigjykimit, në zbatim të së drejtës kushtetuese”.

Po ashtu në këtë letër garancie qeveria shqiptare e drejtuar nga Sali Berisha angazhohet se: “Do t’i garantojë personit të ekstraduar garancitë proceduriale të njohura nga pakti ndërkombëtar i OKBS për sa i takon të drejtave civile e politike”.

Letra e garancisë thotë gjithashtu se: “Asnjë gjykatë special nuk do të merret me aktet penale për të cilat akuzohet personi i ekstraduar. Personi ekstraduar nuk do ti nënshtrohet asnjë trajtimi që cenon integritetin e tij fizik e psikik”.

Një tjetër garanci e shprehur në këtë letër thotë se: “gjendja e personit të ekstraduar nuk mund të rëndohet gjatë arrestit për gjykim ose për zbatimin e dënimit nga përshtypjet e krijuara për shkak të opiniponeve të tij ose aktiviteteve politike të parashikuara në Kushtetutë dhe Kodin e Procedurës penale”.

Për të mësuar më shumë se cili ishte faktori kryesor në ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri dhe a ka patur prapavijë politike siç pretendon Z. Berisha, Report TV kontaktoi avokatin turk të Haxhisë i cili deklaroi se nuk ka patur asnjë dokument të ri garancie nga Ministria e Drejtësisë drejtuar nga Etilda Gjonaj.

“I vetmi dokument garancie në dosjen e Izet Haxhisë që mundësoi ekstradimin e tij është dokumenti vitit 2007 i marrë në konsideratë nga qeveria aktuale turke’. Po ashtu avokati deklaroi se sipas ligjit turk dokumenti lejimit të ekstradimit mban edhe firmën e presidentit Erdogan dhe ministrit të drejtësisë Abdul Hamit Gul.



Dokumenti ekskluziv. Garancitë e Qeverisë Berisha për ekstradimin e Izet Haxhisë


Avokati turk i Izet Haxhisë

Next Post

Kokat e drejtësisë që ka prerë dosja “Haxhia”

Greqi, arrestohen dy të burgosurit shqiptarë që u arratisën, ja si i kapi mat policia

Dalin koeficientët, ja sa shanse ka Shqipëria të fitojë Eurovision (Renditja e shteteve)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In