• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Uashingtoni lan duart me Berishën: Reeker e bën të qartë se s’do ketë tolerim për emrat “non grata”! Vendimi i DASH në fokus të takimeve

July 1, 2021
in Aktualitet
        
 

Vendimi i Departamentit të Shteti për të shpallur të padëshiruar ish-kryeministrin Sali Berisha ka qenë objekt i takimeve të Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Philip Reeker në Tiranë.

Ai u takua me kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha, por përtej shumë çështjeve është folur dhe për fatin e ish-kryeministrit. Vetë ambasada amerikane në njoftimin e shpërndarë për mediat, është kujdesur të theksojë se Reeker e ka bërë të qartë se Neni 7031(c) (neni sipas të cilit Berisha u shpall non grata), është shumë i rëndësishëm për SHBA.

Ai e ka bërë të qartë se presidenti Biden e ka marrë shumë seriozisht luftën ndaj të korruptuarve në Ballkan. “Përgjatë të gjitha takimeve, Ndihmës Sekretari në Detyrë Reeker theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, që kur Shqipëria refuzoi diktaturën komuniste dhe pranoi demokracinë.

Ai nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, tha ambasada.

Fakti që Reeker ka ardhur në Tiranë për luftën ndaj korrupsionit dhe emrat “non grata” është një sinjal se SHBA po kërkon ndëshkimin e Berishës. Fakti që kjo temë është prekur dhe në takimin me Bashën, po ashtu është një sinjal se SHBA nuk e do Berishën as në Parlament dhe dyshimet janë se i është bërë e qartë kjo gjë liderit demokrat.

Neni 7031/c

Vendimet e amerikanëve për të shpallur të padëshiruar zyrtarët e korruptuar bazohet në ligjin për buxhetin. Në sesionin 7031/c, përcaktohet qartë se Sekretari Amerikan i Shteti kur ka prova mund të shpallë “non ngrata” një person të përfshirë në afera.

“Zyrtarët qeverive të huaja dhe anëtarët e familjes së tyre, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se janë të përfshirë në korrupsion, përfshi dhe për nxjerrjen e burimeve natyrore, apo shkeljen e të drejtave të njeriut, u ndalohet hyrja në SHBA. Sekretari informon gjithashtu publikisht ose privatisht zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e afërt të familjes, për të cilët ka informacion të besueshëm, nëse kanë aplikuar për vizë”, thuhet në ligj.

Më tej përcaktohet se është po vetë Sekretari ai, i cili vendos të tërhiqet nga ky vendim, pro kjo vetëm në dy aspekte. Së pari nëse heqja e penalizimit për individin do të sjellë interesa të mëdha kombëtare për SHBA ose me kalimin e kohës kanë ndryshuar rrethanat për përfshirjen e individit në fjalë në korrupsion.

Pra me pak fjalë, vendimi i marrë nga Departamenti i Shtetit më 19 maj të këtij viti, pritet të mos ndryshojë për një kohë shumë të gjatë, pavarësisht tentativave të ish-kryeministrit për të paditur zotin Blinken. Ligji e përcakton qartë se Sekretari nuk ka nevojë të ketë një dokument konkret në dorë, por i mjafton vetëm një informacion, të cilin ai e cilëson të besueshëm dhe e merr vendimin për të shpallur “non grata”.


        
 
Next Post

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kodin Zgjedhor të Gjiknurit: Hap listat, rrëzon "nenin" për herësin e 10 mijë votave

Ekzekutimi i Artan Santos drejt zbardhjes! Tonin Vocaj zbulon detajet e hetimeve: Provat e reja dhe mbështetja që kanë pasur vrasësit

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e aleatëve të PD për të përfituar mbështetje financiare: Ja detajet!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In