• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Tensionohet situata: “Këlysh i gruas së Millosheviçit”! Stafi i Vjosa Osmanit i kthehet keq ministrit: Neveri!

July 7, 2021
in Diaspora

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer dje presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke reaguar pas një interviste të presidentes Osmani dhënë gazetës gjermane, ‘Der Spiegel’, e cila duke folur për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në vitin 1999, tha se pret që Serbia të gjunjëzohet.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vulin deklaroi se ndërsa Aleksandar Vuçiç udhëheq Serbinë, ajo nuk do të gjunjëzohet, ashtu siç do të dëshironte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Vulin ka fyer presidenten duke thënë se “nëse Osmani do të kishte fytyrë, siç e ka stomakun, për gënjeshtrat që thotë, ajo do të gjunjëzohej për një kohë të gjatë para ‘shtëpisë së verdhë’ dhe serbëve të vrarë për trafik organesh…”, ka deklaruar Vulin.

Kjo fyerje e Vulin, erdhi pasi gazetari i ‘Der Spiegel’ kishte insistuar duke pyetur Osmanin se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: Rënien në gjunjë”, ishte përgjigjja e Osmanit.

Ndaj kësaj deklarate të Vulinit, ka reaguar Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes, i cili e ka quajtur Vulinin “këlysh të gruas së Millosheviçit”.

“Këlyshi i Mira Markoviçit gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në Serbi. Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vuçiq me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme!”, ka shkruar Vela në Twitter.

Next Post

Votohet sot në Parlament për kreun e ri të AMA-s: Vjen thirrja ultimative nga BE!

BBC: Bimët në malet shqiptare që na mbajnë të rinj Çfarë fshihet pas reklamave të kremrave mrekullibërës?!

Kreu i AMA-s “ngre në këmbë” ndërkombëtarët! Kuvendi injoron thirrjet dhe voton projektvendimin

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved