Qeveria ka miratuar një vendim, i cili i jep të drejtë SPAK-ut, BKH-së, SHISH-it dhe disa institucioneve të tjera që të kenë akses të plotë në llogaritë bankare të qytetarëve.
Sipas këtij vendimi,
a) Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave;
b) Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm;
c) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
ç) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
d) Byroja Kombëtare e Hetimit;
dh) Shërbimi Informativ i Shtetit;
kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre.
Gjithashtu të drejtë të plotë për t’u futur në Regjistrin Qëndror të llogarive bankare kanë edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoritë e taksave dhe të tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme të Doganave, që nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit.
Tashmë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) e kanë më të lehtë të hetojnë rreth zyrtarëve të lartë që ngrenë pasuri të mëdha në kurriz të popullit.