• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Frrok Çupi: Kafshët e korruptuara në politikë po gjurmojnë çdo qoshe si mund të dalin prej kontrollit të Amerikës! Meta e Berisha e kanë pisk punën

July 15, 2021
in Aktualitet
        
 

Zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar duket se i presin ditët të vështira. Javët e fundit kanë nisur një fushatë arrestimesh, ku me urdhër të Prokurorisë Speciale shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë kanë përfunduar para drejtësisë.

Por në lidhje me këto zhville të forta, dje ka reaguar edhe analisti i njohur, Frrok Çupi. Përmes një analize të publikuar në rrjetet sociale, zoti Çupi zbuloi se kafshët e korruptuara në politikë po gjurmojnë çdo qoshe, që sipas tij, do t’i ndihmojë të dalin prej kontrollit të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara janë përplasur me “kafshët” brenda shtëpisë sonë. Po të mos e kishte goditur Amerika ish-kryeministrin Berisha, sa për ne shtëpiakët e këtushëm, ish-kryeministri do të kishte zhdukur gjithë “fermën”. Sa për ne të shtëpisë, do të na kishte vënë në rresht Ilir Meta në buzë të detit e do të na krekosej:

“Hë, u hodha drejt!?”. “Drejt u hodhe, flori”, do t’i kishte thërritur gjithë mileti. Kafshët e korruptuara po gjurmojnë çdo qoshe si mund të dalin prej kontrollit të Amerikës. Rreziku që këta të na kthehen përsëri, është para nesh, aktual. Këta kanë pasurinë e grumbulluar prej 3 dekadash, kanë armët, kanë luftëtarët, të gjitha të duhurat për të shpëtuar edhe një herë tjetër.

Nëse kësaj here shpëton “kafsha” e plagosur në gjueti, atëherë populli do të hidhet në rrugë te krimi, ndërsa shtëpia do të jetë e atyre dhe “e pastër”; siç ishte deri dje. Sot për sot lufta bëhet mbi kokat tona, mes Shteteve të Bashkuara dhe “kafshëve” të shtëpisë”, shkruan ai.

Meta e Berisha e kanë pisk punën

Por kasta e të korruptuarve nuk është e vetmja që rrezikon të bjerë në rrjetën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi analisti Frrok Çupi ka bërë me dije se më të rrezikuarit janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Sipas zotit Çupi, dyshja “Meta dhe Berisha” e kanë pisk punën. “Drejtësia e Re e ka nisur punën me gjuetinë kundër vjedhjes së pasurisë publike: Janë arrestuar kryetarët e dy qeverive lokale. Janë arrestuar nëntë anëtarë të ekipeve të tenderimit në Ministrinë e Brendshme. Një zyrtar i lartë politik është arrestuar me akuzën e “pengimit të zgjedhjeve” të 30 qershorit.

Është shpallur fillimi i gjykimit në SPAK (27 korrik) për tragjedinë e Gërdecit. Është caktuar “non grata” nga qeveria amerikane ish-presidenti dhe ish-kryeministri Berisha “për korrupsion dhe minim të demokracisë”… Këto ishin “kafshët” e para që u gjuajtën në shtëpinë e shtetit; egërsira të tjera po dynden nga strofka. Është hera e parë që një shtet (Shqipëria) po zhvillon hapjen e gjyqit të shtetit në këtë epokë: pas Nurenbergut, pas Gjykatës Speciale të Jugosllavisë dhe pas gjyqit “Maxi Trial” Giovanni i Falcones”, nënvizoi analisti Frrok Çupi./Rigels Seliman


        
 
Next Post

Spartak Ngjela: Disa deputetë nuk do hyjnë dot në Parlament! Priten arrestime nga SPAK brenda shtatorit... Të rrezikuar emrat “non grata” nga SHBA

Ja prapaskenat e refuzimit të certifikatës së sigurisë për anëtarin e Kushtetueses! DSIK dyshime për përfshirje në afera: si u paralajmërua edhe KED?!

“Arkitekt i shkatërrimit të PD”! Bamir Topi sulmon ashpër Sali Berishën: Nuk e di si i kanë marrëdhëniet por as nuk më intereson!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In