PD vetë apo kreu i saj Basha, nuk kanë përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ky është qëndrimi final i PD-së shprehur në 13 pika, ku humbja, sipas kësaj force kishte si shkak pushtetin përballë, pra PS-në.
Thënë duke huazuar një tezë të kësaj të fundit gjatë viteve të opozitës – Gjithë fajin e ka Berisha! – Basha s’ka asnjë faj por Rama e ka gjithë fajin për disfatën e radhës, atë më 25 prill, ku PS vulosi mandatin e tretë në pushtet, ndërsa PD mandatin e tretë në opozitë.
PD pretendon se Rama iu vodhi zgjedhjet, ndryshe ata do të kishin fituar.
Por deri më tani, përveç aludimeve, mungojnë provat e vjedhjes së zgjedhjeve.
Edhe pse PD premtoi se do të vinte në dispozicion prova të forta për manipulimin e zgjedhjeve.
E vetmja “provë” që ofroi, ishin ndihmat e Qeverisë për të prekurit nga tërmeti.
Por ata do t’i ndihmonte kushdo që do të ishte në qeveri, pasi jo më kot BE mblodhi një milliard euro për t’iu ardhur në ndihmë.
Se kështu i bie të akuzojnë edhe BE-në, pse dha para për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Nuk duhet t’i ndihmonte qeveria që të bënte të pakënaqur dhe Luli do u premtonte se kur të vinte ai në pushtet do u zgjidhte hallin dhe ata do votonin PD dhe Lulin Kjo është komedia e fundit e Bashës me shokë, që jo për të qeshur, por as për tu zgërdhirë nuk të bënë