• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqipëria sërish në Arbitrazh! Avokatura e Shtetit kërkon studio ligjore për mbrojtje, por nuk thotë pse

July 22, 2021
in Aktualitet, Sociale
        
 

Vendimet e arbitrazhit janë kthyer në një shqetësim serioz për buxhetin e shtetit, e mbi të gjitha për xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Së fundmi, Avokatura e Shtetit ka hapur një tjetër procedurë ku kërkon sërish një tjetër studio ligjore për mbrojtjen e Shqipërisë në një proces arbitrazhi ndërkombëtar.

Në njoftimin e datës 14 korrik të bërë në faqen zyrtare te Avokaturës së Shtetit nuk bëhet e ditur se për cilën çështje arbitrazhi të iniciuar para Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë bëhet fjalë, por vetëm përcaktohet 22 korriku si afati i fundit i dorëzimit të ofertave.

Kjo do të thotë se shteti shqiptar do të përballet me një kërkesë më shumë që mund të rrisë më tej faturën e kripur të arbitrazhit ndërkombëtar në rast se çështja humbet nga pala shqiptare.

Kostot e majme të këtyre çështjeve arrijnë në rreth 450 milionë euro detyrime, nga të cilat peshën më të madhe me 110 milionë euro e zë vetëm çështja Becchetti, për të cilën ministrja e Financave Anila Denaj tha se do të paguhen, pas përgjigjes që do të vijë nga Avokatura e Shtetit.

Por, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasi në të nuk përfshihet padia e Arka Energy për parkun fotovoltaik të Karavastasë apo çështje të tjera, apo kamatëvonesa që aplikohen për vonesën e pagesave për këto detyrime.

Vetëm pak kohë më parë qeveria humbi edhe një tjetër çështje ndaj kompanive ‘Actor’ dhe ‘Copri’ për rrugën e Elbasanit me një vlerë prej 45 milionë dollarë./Top Channel


        
 
Next Post

Shqipëria është shteti i Maliqit, më shumë se i ligjit (dhe pse shpëtimi nuk vjen nga betoni)

“Diplomat Master janë mashtrimi i dytë më i madh në arsimin e lartë”

Kush është gazetari shqiptar që paguhet nga grupet kriminale për të dalë në emisione?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In