• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shtatori test për drejtësinë! Nga gjyqet e Llallës e Tahirit, te caktimi i seancave për Dedjen e Lulon

September 1, 2021
in Aktualitet

Muaji shtator do të jetë intensiv jo vetëm në aspektin politik, por edhe për sistemin e drejtësisë. Prokuroria e Posaçme ka nisur të japë sinjale se po shkon te të “paprekshmit” dhe testi i vërtetë do të jetë këtë muaj. Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Gjykata e Lartë kanë në dorë dy dosje tepër të rëndësishme.

E para është dosja e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ky i fundit u dënua me 2 vite burg për fshehje të pasurisë në 3 raste. Vendimi nuk ishte i formës së prerë dhe u ankimua në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Pas disa seanca shtyrje, në 9 shtator do të mbahet seanca e parë ndaj Llallës.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është shumë i rëndësishëm, pasi ai do të jetë i formës së prerë dhe kjo gjykatë e ka në dorë të nxjerrë të lirë Llallën ose ta mbyllë në qeli. Rol padyshim pritet të kenë dhe amerikanët, të cilët e kanë shpallur atë non grata dhe kanë monitoruar çdo seancë gjyqësore. Pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Apel. Ndërkohë sa i takon Saimir Tahirit, situata është disi më e komplikuar.

Tahiri u dënua me shërbim prove nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por pas shkrirjes së saj çështja kaloi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila e ktheu për rigjykim dosjen. Tahiri e ankimoi në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit vendosi që të nisë aty gjykimi në themel më 28 shtator. SPAK ka rishikuar dosjen dhe pritet që të kemi një përballje të fortë në Gjykatën e Lartë, ku do vuloset fati i ish-ministrit.

Ndërkohë duhet theksuar se Tahiri u akuzua për lidhje me trafikun e drogës dhe në prag të gjyqit të tij, pritet ekstradimi i dy ish-truprojave të tij. Pak javë më parë SPAK zbuloi se ata ishin të përfshirë në trafiqe droge. Hekuran Marku raportohet se u arrestua në Gjermani ndërsa Paul Deda i njohur ndryshe si Agustin Deda u arrestua në Francë. Të dy pritet të ekstradohen dhe nëse ata flasin, mund të rëndohen pozitat e ish-ministrit pasi ata kanë qenë të përfshirë në trafiqe në të njëjtën periudhë kur është akuzuar dhe Tahiri.

Të ngelurit në veting

SPAK ka dhënë sinjale hetimi dhe për të ngelurit në veting dhe në shtator pritet të nisin seancat e para gjyqësore. Në fillim të gushtit, SPAK dorëzoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim të ish-kryetarit të Kushtetueses,

Bashkim Dedja dhe ish-anëtarit Fatos Lulo. Në shtator gjykata do të vendosë për kalimin ose jo të dosjeve për gjykim. Dedja dhe Lulo akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka për detyrimin ligjor deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë. Ashtu si Llalla edhe ata nuk kanë deklaruar pranë ILDKP pronat që kanë pasur në emër të tyre.

Duhet theksuar se SPAK u ka sekuestruar edhe pronat që ata nuk kanë deklaruar. Bashkim Dedja ka një apartament në Golem. Gjatë procesit të vetingut iu zbulua pronësia e kësaj banese. Dedja deklaronte se ishte e të vëllait, por KPK faktoi se në të vërtetë prona ishte e kreut të Kushtetueses. SPAK nisi hetimet dhe ka vërtetuar se gjyqtari ka bërë deklarim të rremë. Ndërsa Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Rrugën e Durrësit në Tiranë. Pra duket se gjykatat tashmë do jenë në test për disa prej emrave të njohur të drejtësisë dhe politikës shqiptare.

Next Post

“Jo faleminderit, por nuk kam mbaruar”! Rama “lëshon gojën” me zyrtarët e lartë të BE: Si puna e atij priftit që kur po shembeshin muret, diskutonin se***n

Surprizat e kabinetit “Rama 3”, nga diplomati Zef Mazi, te vajzat e Finos dhe Meidanit…

Merkel në Shqipëri! "Gruaja e hekurt" do të bëjë udhëtimin e saj të fundit si kancelare në vendin tonë, më 14 shtator bën bashkë të gjithë...

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved