• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dorëheqja e papritur e Lefter Kokës, Spartak Ngjela zbulon planin e mazhorancës socialiste dhe paralajmëron zhvillime ‘BOMBË’: As Sali Berishës nuk do t’i jepet mandati, ja çfarë prite

September 1, 2021
in Blog

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me dorëheqjen e papritur të Lefter Kokës nga mandati i deputetit. Ngjela shkruan se dorëheqja e deputetit Koka, i zgjedhur në zgjedhjet e prillit, tregoi se mazhoranca socialiste do ta zbatojë ligjin e dekriminalizimit në mënyrë rigoroze.

“Kjo udhë ligjore, e nisur me dorëheqjen e sotme, na jep të kuptuar se Sali Berishës, që është shpallur non grata në Amerikë, nuk do t’i jepet mandati as nga KQZ dhe as nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, komisione këto që janë me shumicë socialiste”, shton avokati.

Postimi i Ngjelës

Sot u tërhoq dhe dorëzoi mandatin e deputetit edhe një tjetër deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin e ri që pritet të mblidhet në datën 10 shtator të këtij viti. Deputeti Lefter Koka.

Po, a do të jetë ky një proces për të gjithë deputetët që janë shpallur nongrata në Amerikë? Departamenti i Shtetit amerikan ka thënë se, përveç Sali Berishës, non grata janë shpallur edhe disa të tjerë.

l.

Kërkesa amerikane për të mos lejuar në Kuvendin e Shqipërisë personat që janë shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara, duket se po merr udhën e saj brenda Ligjit për Dekriminalizimin, i cili në nenin 2 pika 2 të tij, shprehet qartë që këtyre personave u hiqet mandati i deputetit.

Kjo udhë ligjore, e nisur me dorëheqjen e sotme, na jep të kuptuar se Sali Berishës, që është shpallur non grata në Amerikë, nuk do t’i jepet mandati as nga KQZ dhe as nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, komisione këto që janë me shumicë socialiste. Dhe mandati i deputetit certifikohet vetëm nga këta dy institucione, në zbatim të kushtetutës dhe ligjit.

ll.

Nga e gjithë kjo tablo jurudiko-politike kuptojmë se, në këtë rast, kryeministri Rama dhe maxhoranca socialiste po tregon se nuk do të luajë me dy pesha e me dy masa, por vetëm me një peshë e me një masë, në lidhje me zbatimin e Ligjit për Dekriminalizimin, i cili e shpreh hapur në nenin 2 pika 2 të tij se, “personi i shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit amerikan, nuk mund ta mbajë mandatin e deputetit”.

Dhe ky ligj ka arsye të shëndoshë në këtë qëndrim, sepse një gjë e tillë zbatohet edhe për personat që janë non grata në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në fakt, ky nen i këtij ligji, paraqet personalitetin ndërkombëtar të Shqipërisë në lidhje me vendet qytetërimit perëndimor, dhe dinjitetin historik shqiptar që e shpall hapur qëndrimin e vet historik perëndimor kundër çdo lëvizje antiperëndimore në Shqipëri.

Dorëheqja e deputetit Koka, i zgjedhur në zgjedhjet e prillit, tregoi se mazhoranca socialiste do ta zbatojë ligjin e dekriminalizimit në mënyrë rigoroze. Por, a do të ketë dhe dorëheqje të tjera deputetësh?

Të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet.

Next Post

Ka sulmuar SHBA për shpalljen “non grata” të Saliut! Albin Kurtit nis drejt Tiranës ish agjentin e UDB-së si ambasador: Berisha është burri më i madh i kombit, pas Zogut

Ku e gjetët këtë fundërrinë që fyen Adem Jasharin?! Ja kush është ish agjenti jugosllav i UDB, ambasador i Kosovës në Tiranë

Refuzoi të martohej me kushëririn, vritet brutalisht nga familjarët “E bukura e Bagdadit” (Foto + Video)

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved