• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gent Strazimiri të enjten me miell në Kuvend (koburen do e lërë në shtëpi)

May 16, 2018
in Aktualitet
        
 

Opozita ka paralajmëruar se nuk do të ketë normalitet parlamentar deri në largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News deputeti i PD, Gent Strazimiri nuk dha shumë detaje se çfarë do të ndodhë, pasi sipas tij është herët për të folur.

Ai tha që pritet një reagim i madh qytetar.

Ilva Tare: Ju keni paralajmëruar që nuk do të ketë normalitet në Kuvendin e Shqipërisë, çfarë do të thotë kjo?

Gent Strazimiri: Do të thotë që nuk do të ketë normalitet, do të thotë që çështja pavarësisht se Rama do të flasë për mbrojtjen e lulelakrës në bujqësi çështja është Fatmir Xhafaj dhe mbrojtja që ai i bën Fatmir Xhafajt dhe organizatave të tjera kriminale. Duhet të flasim për një Shqipëri që ka 5 vjet që 100% të ministrave të Brendshëm i ka o në burg ose subjekt të ligjit antimafia për shkak të përfshirjes së tyre në faktorë të narkotrafikut dhe që kjo qeveri që vetëm drogën nuk ka ndërmend të luftojë.

Ilva Tare: Çfarë do të ndodhe të enjten, do të ketë miell, vezë…?

Gent Strazimiri: Nuk është pak herët për ta menduar?

Ilva Tare: Është herët ngaqë është pasnesër…

Gent Strazimiri: Unë nëse e ke me merak marr dhe pak miell nuk është problem, por besoj që është herët për ta menduar. 

Ilva Tare: Mund ta thoni kur është regjistruar videoja?

Gent Strazimiri: Është gjatë kohës që Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm në detyrë.

Ilva Tare: Ju prej sa kohësh e dispononit atë përgjim ?

Gent Strazimiri:  Mjaftueshëm për ta parë dhe për të provuar autenticitetin e saj.

Ilva Tare: Pra e keni verifikuar, personazhet që janë përfshirë..

Gent Strazimiri: Gjithçka, ngelet vetëm prokuroria nuk ka verifikuar.

Ilva Tare: Ka marrë audion sot

Gent Strazimiri: Ka marrë audion, por nuk ka marrë dot të dënuarin me 7 vite burg për trafik droge.

Ilva Tare: Është kompetencë e Prokurorisë ta bëjë këtë?

Gent Strazimiri: Prokuroria dhe policia. Në momentin që ai është dënuar duhet të shkojnë dhe të merren me të. Ligji antimafia është i detyrueshëm për zbatim.

Ilva Tare: Si veprohet kur nuk ka një kërkesë nga pala italiane?

Gent Strazimiri: Çështja e ekstradimit është çështje tjetër. Ai është një shtetas i dënuar për disa krime që në legjislacionin shqiptar përfshihen në ligjin antimafia. Ai dhe të afërmit e tij duhet të futën në sitën e aseteve financiare për të parë nëse pasuritë që i kanë krijuar i kanë për shkak të veprimtarive mafioze apo jo. I gjithë ky proces është i kompromentuar për sa kohë detyrën për ta bërë këtë punë e ka vëllai i tij që është subjekt i ligjit antimafia.

Ilva Tare: A ka shteti shqiptar një dokument që ai është i dënuar në Itali?

Gent Strazimiri: Kush nuk e ka, vetë Fatmir Xhafaj tha që gjendet në internet. Pasi e mohoi më në fund tha që ky dokument gjendet në internet.

Ilva Tare: A ka përgjime të tjera, ose pjesë që nuk janë publikuar ende?

Gent Strazimiri: Nuk mund të jap përgjigje për këtë. Gjithësesi është një person i dënuar me 7 vite burg.

Ilva Tare: Nëse Xhafaj nuk jep dorëheqjen cfarë do të bëjë PD?

Gent Strazimiri: PD nuk do të rreshtë së punuari. Kjo nuk është vetëm një betejë e PD. Gjithësecili prej jush duhet të pyesë  si tja bëjmë të ndihmojmë PD të heqim këtë vagabondë nga pushteti.

Në lidhje me akuzën për falsifikimin e nenit 491 të reformës në drejtësi që lidhet me ekstradimin, Strazimiri tha:

“Fatmir Xhafaj është zoti i reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është Fatmir Xhafaj. Bëhet fjalë për një pjesë të asaj reformës që është deformuar reformuar duke sjellë ligjet e organizimit jashtë kuadrit kushtetues. Rasti konkret, ne kemi qenë në çadër. Opozita pati kontributin thelbësor tek ndryshimet kushtetuese që u arritën me 140 vota. Më pas në mënyrë të vazhdueshmë u përzu opozita dhe cdo faktor tjetër. Në rastin konkret është krejtësisht e vërtetueshme në faqen e interentit të Kuvendit që ai nen, që i intereson vëllait të Fatmir Xhafës është futur në seancë, nuk ka pasur debat, nuk është futur në komision ligjesh”


        
 
Next Post

Shqiptarin e kap "mat" policia në tren duke fjetur, por kur hap sytë i ndryshon jeta

E morët përgjigjen e Lotarisë Amerikane? Eksperti tregon se çfarë duhet të bëni tani

Lot në dasëm! Dhëndri thërret një vajzë tjetër në altar dhe i shpreh dashurinë në sy të nuses. Ja çfarë ndodhi (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In