• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Fake news’ dhe mikrofona të thyer, anësoret e vizitës së Merkel në Tiranë

September 14, 2021
in Aktualitet
        
 

Vizita e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, në Tiranë – e fundit në këtë post për të – ka rrokur gjithë vëmendjen e mediave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, pasi pjesëmarrës do të ishin të gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përtej mesazheve të qarta mbi zhvillimin e “Procesit të Berlinit” dhe “Open Balkan”, vëmendje mediatike morën edhe disa ngjarje anësore të ndodhura këtë 14 shtator.

Një gazetar malazez, Aleksandar Brezar, ka pretenduar se kryeministri i vendit të tij, Zdravko Krivokapić, nuk është lejuar të futet në Shqipëri, sepse nuk kishte testin PCR kundër COVID-19.

As pasaportë vaksimi sipas Brezar, kryeministri nuk kishte. Për këtë shkak, ai u ndalua në kufi me Shqipërinë në pretendimet e gazetarit.

Mirëpo, drejtori i Komunikimit pranë kryeministrisë, Endri Fuga, e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

Për Albanian Post, ai ka thënë se gazetarët kanë hedhur video të makinave në kufi. Por, Krivokapić, ka zgjedhur rrugën ajrore për të ardhur në Tiranë.

Fuga e ka cilësuar “fake news” të gjithë lajmin duke u shprehur se është e pamundur që vizita e një kryeministri të ndalohet në një mënyrë të tillë.

Një ngjarje tjetër, e cila nuk u mediatizua shumë, ishte edhe revolta e disa gazetarëve nga Kosova. Ata ishin pjesë në konferencën e përbashkët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologes së tij gjermane, Merkel.

Për shkak të agjendës së kancelares, pak pyetje u lejuan të bëhen në drejtim të të dyve. Për këtë arsye, gazetarët nga Kosova janë revoltuar fillimisht, duke iu drejtuar Ramës se “janë edhe ata aty”.

Kryeministri replikoi menjëherë, duke i bërë të ditur se për ta ai është aty, por kancelarja ka agjendën e saj. Ndërsa gazetarët, menjëherë më pas, kanë thyer kufjet e përkthimit në shenjë proteste.


        
 
Next Post

Filozofi Albin "kap mat" Angela Merkel i jep leksion se çfarë duhet të bëjnë ballkanasit: Nuk kemi pse e duam “Open Ballkan”, boll e kemi “Procesin e Berlinit”! Mjaftojnë këto 4 pika

VIDEO/ Rama përcjell Merkelin: Shpresoj të na vizitosh prapë

“New York Times” reportazh mbi afganët në Shëngjin: Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura. Kjo është parajsa

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In