• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” filmi më i mirë në në edicionin e 21 të Festivalit të Karlsruhe Gjermani

September 27, 2021
in Lifestyle

Filmi artistik “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” me regji të Namik Ajazi e skenar të Ruzhdi Pulaha, fotografi Nino Celeste, ftoi çmimin “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë”, në edicionin e 21 të Festivalit të Karlsruhe Gjermani.

Vlerësimin për filmin e bën me dije dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Së bashku me skenaristin Ruzhdi Pulaha dhe një kast të zgjedhur aktorësh shqiptarë e italianë, regjisori Namik Ajazi në filmin “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” sjell një histori të pamundur dashurie gjatë viteve të diktaturës.

Në film bëhet fjalë për historinë e dashurisë mes një djali shqiptar dhe vajzës së një diplomati të lartë Italian. Ngjarjet në film zhvillohen në fund të viteve ’70, fillim i ’80-ës dhe krahas historisë së dy të rinjve, tenton të sjellë edhe atmosferën e atyre viteve të vështira për shqiptarët.

Për të ndërtuar këtë histori, siç është shkruar më parë rreth filmit, regjisori Namik Ajazi ka punuar për gati tre vjet dhe ka bërë kërkime në ish-Arkivin e Ministrisë së Brendshme. Filmi është mbështetur në katër histori të vërteta, njëra prej të cilave i qaset më shumë asaj të filmit. Por më herët regjisori Namik Ajazi ka treguar se nuk mund të flitet për personazhe realë, pasi ajo ka marrë copëza nga disa syresh.

Kasti i aktorëve përbëhet nga aktori i njohur Remo Girone, i cili së bashku me aktoren Victoria Zinny interpretojnë prindërit e vajzës. Beatrice Aiello, një aktore e re me perspektivë vjen në rolin e protagonistes në film, po ashtu interpreton edhe Marta Gastini. Me role janë gjithashtu një kastë e mirë aktorësh shqiptarë si Alfred Trebicka, Gulielm Radoja, Raimonda Bulku, Mehdi Malkaj.

Filmi mbështetet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Ministria Italiane e Kulturës. Edicioni i 21 i Festivalit Ndërkombëtar Karlsruhe, Indipendent Days, u zhvillua nga data 21-25 shtator.

Next Post

Kreshnik Spahiu jep lajmin: Kjo është e para deputete shqiptare në Bundestag

Tensionet Serbi-Kosovë/ Zëdhënësi i DASH paralajmëron zhvillime të reja, ja çfarë do të ndodhë javën e ardhshme

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved