• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhet tjetër qarkore në PD: Sistemi i Berishës ka rënë dhe nuk ka për t’u ngritur më, e presin shumë telashe në të ardhmen

October 6, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur lëvizjet për të ndalur përçarjen e partisë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pavarësisht udhëzimit për deputetët demokratë që të dalin krah qytetarëve sa i takon rritjes së çmimeve të bukës, energjisë, etj., kryedemokrati Basha ka shtuar së fundmi kontaktet me krerët e PD, të cilët i ka porositur që të vënë në dijeni anëtarësinë si qëndron e vërteta e përplasjes Basha-Berisha.

Gazeta ka mësuar se këto ditë degëve të Partisë Demorkatike iu ka shkuar një tjetër qarkore, ku iu kërkohet që në takimet që do të zhvillojnë me demokratët, t’iu bëhet e ditur si qëndron e vërteta e aksionit të nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe se përse ky i fundit tashmë është një politikan që nuk premton dhe që i ka ikur koha.

Sistemi Berisha ka rënë dhe nuk ka për t’u ngritur më

Kështu, në qarkore iu kërkohet degëve që në takime t’i thuhet anëtarësisë se sistemi i Berishës ka rënë dhe nuk ka për t’u ngritur më. Madje, shkohet deri atje se ish-kryeministrin Berisha e etiketojnë si një statujë që ndryshe nga diktatori Enver Hoxha është gjallë dhe se nuk ofron shpresë dhe progres për qytetarët shqiptarë e në veçanti demokratët, duke qenë se ka nisur një tur takimesh në bazë kundër Bashës.

“Krenaria e partisë është rrëzimi i statujës së Enver Hoxhës dhe kjo përkujtohet vit për vit nga demokratët si moment i ardhjes së lirisë e demokracisë në Shqipërinë tonë. E sot vetë disa nga demokratët pas 30 vitesh janë rreshtuar përkrah atij që ka 30 vite në politike dhe i ka thënë çfarë ka pasur për të thënë dhe që u rrëzua nga pushteti në 2013 jo vetëm për fajin e tij, por edhe për fajet e atyre që i shkojnë sot nga mbrapa të foltoret e tij.

Por nëse Enveri ishte statujë e vdekur, Berisha është një statujë e gjallë e prandaj këtu lind keqkuptimi. Sistemi i Berishës ka rënë dhe e kanë rrëzuar amerikanët njëlloj siç amerikanët rrëzuan sistemin e Enverit”, thuhet në qarkore.

Berishën e presin shumë telashe në të ardhmen

Më tej në qarkoren që disponon gazeta “SOT”, udhëzohen krerët e degëve të PD të porosisin bazën demokrate që të distancohen nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe aksioni i tij kundër Lulzim Bashës, pasi kjo nismë synon të përçajë partinë dhe jo ta bashkojë siç pretendon ish-lideri demokrat.

Sipas asaj që thuhet në qarkore, Berisha është rrëzuar tashmë nga amerikanët dhe kjo s’ka më kthim pas, ndërsa vihet në dukje fakti se ish-liderin demokrat e presin shumë telashe në të ardhmen. “Kur amerikanët u futen në Shqipëri në vitin 1990 dhe rrezuan sistemin njerëzit e patën më të lehtë për ta kuptuar sepse Enveri kishte vdekur dhe statuja e tij ishte statujë e vdekur.

Duke qenë gjallë Berisha, njerëzit që po e ndjekin nuk po e kuptojnë se sistemi i tij ka rënë dhe është rrezuar, madje e presin edhe telashe në të ardhmen. E kanë rrëzuar amerikanët dhe nuk mund të ringrihet më asnjëherë. Nuk ka kthim mbrapa për Sali Berishën. Njerëzit këtë nuk po e kuptojnë sepse në këtë rast statuja është e gjallë, ju flet dhe ata gënjehen, ju duket sikur do rikthehet përsëri”, thuhet në qarkore.

Pra, përmes kësaj qarkoreje, të cilën krerët e degës e kanë ndarë me anëtarësinë në mbledhjet që kana zhvilluar deri më tani, kryedemokrati Lulzim Basha po tregon se atij i intereson që Partia Demokratike të mos përçahet nga aksioni i nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe se bëhet e ditur që ky i fundit tashmë nuk ka për t’u ngritur më, pasi e presin shumë telashe, kështu që nuk duhet dëgjuar dhe mbështetur.


        
 
Next Post

“Zbythet opozita e “hekurt”, Myslim Murrizi publikon pagat e anëtarëve të Komisionit të Vettingut: Ky është pazari juaj

“Një ngjarje tepër trishtuese”, Milaim Zeka tregon skenën e dhunshme me të cilën u përball pasditen e djeshme: Lotët më rrodhën nga sytë dhe mendova të marr në telefon policinë!

Paralajmëron Vuçiç dhe lëshon deklaratën e fortë: Çfarë porosie kanë Merkel dhe Macron për Albin Kurtin dhe presidentin serb?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In