• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

SKANDALI/ PD mbajti Veliun jashtë burgut, u dënua më 2008-n, por u burgos vetëm pas ndërrimit të pushtetit

May 18, 2018
in Kronike
        
 

Për pesë vjet me radhë, Albert Veliu, lejohej të lëviste i lirë dhe të hynte e të dilte nga Shqipëria sa herë të donte, ndonëse mbi të rëndonte një vendim i formës së prerë me burgim nga ana e Gjykatës së Vlorës.

Këtij paradoksi i erdhi fundi në gusht 2013, dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të atij viti, kur Zyra e Interpol Tiranës lëshoi urdhërin për esktradimin e Veliut, në atë moment rezident në Itali.

Periudha gjatë të cilës “dëshmitari X” qëndronte i lirë përkon në një pjesë të saj edhe me kohën gjatë së cilës Lulzim Basha ishte Ministër i Punëve të Brendshme.

Mbetet e paqartë se përse autoritetet e asaj kohe nuk kanë vendosur që të ekzekutojnë urdhërin e arrestit.

Dyshime të arsyeshme çojnë në përfundimin se 51-vjeçari, një militant i njohur i PD në Vlorë dhe i pranishëm në më shumë se një mitingje të kësaj force në këtë Qark, ka shfrytëzuar lidhjet e tij partiake për të mbetur larg burgut.

Ky është njoftimi i policisë në vitin 2013, që lajmëron për ekstradimin e tij në Shqipëri.

“Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013, kreu ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Albert Eqerem Veliu, vjeç 46, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip Volskëagen Golf, me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”./Lexo.al


        
 
Next Post

Dëshmitari X, Basha kërkon mbledhje urgjente me aleatët

Dëshmitari "X", Xhafaj: Unë punoj për prokurorinë dhe policinë speciale, ata për qytetarin digjital

Pse Sali Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes “Haxhia”, ecuria e dosjes “CEZ”, por edhe dosja e “financimit rus”?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In