• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Perse Berisha nuk po guxon të thotë, që “do të shkarkojmë Lulzim Bashën, sipas statutit”?

15/10/2021
in Aktualitet
        
 

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet t’u lexoj demokrateve që marrin pjesë ne “foltoren” e tij, një statut te Partisë Demokratike që nuk ekziston. Nuk besoj se ai nuk di ta lexoj statutin e PD edhe pse nuk I eshte dashur kurrë gjithë jeten. Por tani meqë është ne një fare halli me siguri e ka lexuar.

Duke shfrytëzuar mosbesimin e kultivuar në PD tek statuti I PD, që nuk eshte respektuar kurrë, ai po shpik nje “ungjill sipas Saliut”. Qellimi është që ai te mos e përfundoj kurrë ketë aksion duke kërkuar ne rrugë ligjore objektivin e tij. Ai po kerkon të largoj Lulzim Bashen përmes një lëvizje te rrugës, me qellim që pastaj të krijoj mitin e “mbretit” qe nuk guxon ti prek njeri, pronën private që quhet PD.

Perse Berisha po shpik një “statut” qe nuk ekziston.

Hidhini një sy te shpejt statutit aktual te PD. E di që nuk e ka lexuar njeri, se eshte gjeja me përçmuar në atë seli, por meqë Berisha po I referohet në foltoren e tij, duhet shpjeguar qe po gënjen demokratet.

Statuti ne piken 2 të nenit 43 qartëson që vendimin për mbledhjen e Kuvendi Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose kryesia e PD me propozim të kryetarit. Po ashtu u jepet mundësia ¼ të delegatëve të Kuvendit të mbledhin firma për ta thirrur atë. Fjalia e dyte që përcakton mbledhjen nga firmat e ¼ të delegateve të Kuvendit, vjen pas fjalis së pare dhe I nënshtrohet kushtit që kërkesa I shkon Këshillit Kombëtar ose Kryesise dhe ata vendosin për atë. Mbledhja e firmave për të thirrur Kuvendin nuk është automatike dhe nuk behet pa qartësuar shkakun.

Ne piken 3 te nenit 43, germa ç, thuhet se Kuvendi Kombëtar ka kompetencë shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Pra që Kuvendi Kombëtar të mblidhet për të shkarkuar Lulzim Bashën, duhet që të ketë një mocion mosbesimi të miratuar nga me shumë se gjysma e anëtarëve te Këshillit Kombëtar. Pa këtë mocion Kuvendi nuk mund mblidhet dot me rend dite shkarkimin e Lulzim Bashës. Këto nene jane shumë të qarta në statut.

Sali Berisha deri tani nuk ka formuluar ndonjë mocion për shkarkimin e Lulzim Bashes, nuk po ndjek asnjë procedurë që te ben të besosh se ai do të ndjek ndonjë rruge statutore për shkarkimin e Lulzim Bashes dhe mbi të gjitha, nuk do t’i referohet statutit aktual për këtë operacion, por fabulës së tij, nga e cila shpreson se Lulzim Basha duhet zbuar dhe jo duhet shkarkuar.

Problemi I dyte i dyshimtë I Sali Berishes ne ketë lëvizje është gënjeshtra e tij se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet për të ndryshuar statutin, të cilin e shikon si pengese.

Që kuvendi të mblidhet për të ndryshuar statutin duhet që te jene përgatitur ndryshimet e statutit dhe të kenë kaluar me pare në procedurë.

Procedura për ndryshimet statutore përcaktohet nga neni 60 i statutit. Ky nen shkruan si më poshtë:

Neni 60: Ky Statut mund të rishikohet nga Kuvendi i Partisë me shumicën e të gjithë të anëtarëve të tij sipas propozimeve të Kryesisë së Partisë, së një të katërtës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Për përgatitjen e ndryshimeve në Statut ngrihet dhe funksion Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës edhe për interpretimin e dispozitave të Statutit. Komisioni i Përhershëm i Statutit përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, dhe caktohet nga Kryesia e Partisë.

Pra që kjo procedure të nis, duhet që së pari Komisioni I përhershëm I Statutit prej 7 vetësh (Ec e gjeje kush jane këta) te bej interpretimin e statutit dhe te certifikoj propozimet për ndryshime në statut. Vetëm pasi ky te ketë çertifikuar ndryshimet, ato mund ti kalojne Kuvendit për ndryshim.

Formulari I shperdare nga Sali Berisha, që postohet here pas here në rrjetet sociale, është nje formular I bardhe, ne të cilin njerëzit ftohen të firmosin duke shënuar emrin e tyre dhe duke hedhur firme, por nuk ka bashkëngjitur tij, asnjë mocion mosbesimi apo ndonjë propozim për ndryshim statutor. Ai eshte një cop letër, që mund ta perdoresh dhe p rte krijuar parti tjetër, apo shoqate, por kurrë nuk mund te jete nje dokument I vlefshëm per te thirrur nje Kuvend Kombëtar qe të ndryshoj statutin dhe që pastaj te rrezoj Lulzim Bashen.

Sali Berisha eshte I qart për kete, por genjen mbeshtetesit në foltore, pasi thjesht nuk do te bej publik mungesën e planit që ka ne kete lëvizje haxhiqamiliste. Sot ishte dhe më i qartë se kurrë ne paqartësinë e tij. Duke e ditur se demokratët jane të bindur qe me atë kryetar partie nuk vijnë kurrë ne pushtet, hodhi tezen, se do ta ndaj kryetarin e partisë nga kandidati për kryeministër, meqë e di qe nuk behet dot vet. Sa here eshte në konflikt me SHBA e ben këtë.Por tani është në konflikt te përjetshëm dhe të panegociueshëm.

E beri dhe me 2001, duke hap fjale se kryeministër ne rast fitoreje do të ishte Ridvan Bodja. Pastaj Fatos Nano sa here tallej në parlament me historine e PD, I referohej “regjimit te Ridvan Bodes” qe e kishte arrestuar, pasi me Berishën kishte bere paqe.

Halli I Sali Berishes për të mos treguar se çfarë do bej, natyrisht që është I madh. Nëse nxjerr kandidat, I përçahet foltorja dhe shkojnë me Lulin. Nëse nuk thotë që do të jem vet kryetar, nuk I shkojnë gjithë ata të çmendur ne sallë. Nëse thotë do të jem kandidati për kryeministër nuk I shkon me njeri pas, se e dine qe jane të vdekur.

Duke u përpjekur të notojë mes gjithë këtyre shkëmbinjve nënujor që i dalin në rrugën që ka nisur për të përdorur PD kundër SHBA, ai po bëhet qesharak, duke u përpjekur te shpik nje statut të ri të PD, të shpik kandidat të panjohur për kryeministër, të shpik fraksione brenda PD, madje të shpik dhe një Amerike tjetër që e do, e cila udhëhiqet nga Kokalari apo Miraka, kundër kësaj Amerikes zyrtare që e ka shpallur në Listën e Zeze” të saj, që udhëhiqet nga Biden dhe Blinken. Në telashe te medha është, por telashi me I madh që nuk e kishte parashikuar, është pikërisht nevoja që ti gënjej demokratët se po zbaton statutin e partisë dhe rregullat e PD që i ka harruar dhe vet. Ata të shkretet kanë një jetë që nuk kane dëgjuar kurrë për këto gjera. Statuti dhe rregullat e demokracisë brendshme kanë qene një ushqim I ndaluar prej Berishës, prej vitit 1991, ndaj nuk i fajëson dot pse hutohen. Por totura e Berishës duhet të jetë shum e madhe, kur përmend fjalën statut.


        
 
Next Post

Frrok Çupi flet me emra, bën deklaratën e fortë: Sali Berisha ka rreth vetes politikanin që përbën një rrezik të madh për sigurinë nëse nuk ndodhet nën kontrollin amerikan

SHËNIM/ Cikli i Nevojtores

Zbardhen të tjera detaje! E sulmuan me thikë, ndërron jetë deputeti i njohur, arrestohet autori

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved