• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, thirren si dëshmitarë Arben Kraja, Olsian Çela, Veliaj dhe Rama

October 19, 2021
in Aktualitet, Debat

Ditën e djeshme u mblodh komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Ky hetim sipas opozitës synon nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, përfshirë garantimin e lirisë së votës, rritjen e besimit të publikut dhe mirëmenaxhimin e buxhetit të shtetit.

Afati i këtij komisioni do të jetë tremujor dhe përfundimi i tij do të jetë deri në datën 4 janar. Kjo mbledhje e parë e komisionit u shoqërua me debate pasi mazhoranca dhe opozita nuk ranë dakord lidhur me rregulloren e komisionit. Mazhoranca u shpreh se drafti i paraqitur nga PD kishte nevojë për ndërhyrje dhe nuk mund të miratohej dje teksa kërkuan të zgjidhej Sekretari i komisionit.

“Duhej të ishte bërë një konsultim më mi mirë. Ne mund të bëjmë një mbledhje të shpejtë për rregulloren , por duam një kohë në dispozicion. Ka modele për rregulloren, por nuk ka standard. Nuk na pengon kjo për të zgjedhur sekretarin. Nuk na ndalon rregullorja për të zgjedhur sekretarin”, u shpreh deputeti Petro Koçi.

Kjo u kundërshtua nga kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj, i cili deklaroi se nuk mund të zgjidhet Sekretari pa miratuar rregulloren, teksa propozoi që opozita dhe mazhoranca të zgjedhin nga një përfaqësues të vendoset dy ditë afat kohor për të diskutuar ndryshimet. Komisioni votoi pro këtij propozimi, ku përfaqësues i Partisë Demokratike u zgjodh Ervin Salianji dhe nga Partia Socialiste, Nasip Naço.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj edhe deputetja Blerina Gjylameti kërkoi kohë për të analizuar një plan përfundimtar të këtij hetimi paraprak. “Sapo na erdhi plani paraprak i hetimit dhe ne do të na duhet koha jonë që ta analizojmë në mënyrë që plani përfundimtar i hetimit të jetë një plan definitiv në funksion të saj që duam të realizojmë”, tha deputetja Blerina Gjylameti.

Ja çfarë kërkon komisioni hetimor

Puna e komisionit hetimor do të përfundojë në datën 12 janar të vitit 2022. Në kalendar janë përcaktuar edhe datat se si do të vijojë procesi. Si fillim do të bëhet mbledhja e dokumentacionit dhe shqyrtimi paraprak i tij si dhe vlerësimi i nevojës për dokumentacion shtesë.

Po ashtu do të miratohet Plani i Hetimit teksa do të pyeten edhe dëshmitarë, në mënyrë që të bëhet analiza e plotë e akteve dhe dokumenteve. PD ka kërkuar informacione nga 19 institucione si dhe ka listuar një sërë emrash që do të thirren për të dëshmuar për zgjedhjet e 25 prillit. Për të dëshmuar në komisionin hetimor janë thirrur: Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Po ashtu kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, drejtuesi i SPAK Arben Kraja, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, drejtori i përgjithshëm i ASHK Artan Lame e të tjerë.

Next Post

Gledis Nano riciklon drejtorët e Saimir Tahirit dhe bën rokadë në drejtoritë e policisë, pritet furtunë në nivele të tjera drejtuese

Berisha takon sot demokratët e Dibrës dhe bën thirrje për bashkim... nën udhëheqjen e tij

Rama tërhiqet nga oferta për Bashën, zgjedhje të reja vendore vetëm në bashkitë pa krerë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved