• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Vetingu i politikanëve alarmon Metën dhe Berishën, bashkohen kundër nismës së Bashës: Disa mesazhe të koordinuara dhe një komplot i pretenduar

October 23, 2021
in Blog
        
 

Nga Adriatik Doçi

Propozimi i Lulzim Bashës për të kaluar në Veting kupolën politike të Shqipërisë ka alarmuar dhe trembur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, të cilët janë bashkuar kundër kësaj nisme ligjore, ashtu siç u bashkuan që në vitin 2018 në një front kundër reformës në drejtësi dhe rolit të SHBA-BE në Shqipëri. Berisha, Meta dhe rrethi i tyre tashmë janë pozicionuar hapur dhe prerë kundër amendamenteve të Bashës për verifikimin e politikanëve për ligjshmërinë e pasurive dhe lidhjet me krimin.

Reagimi i parë erdhi nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është subjekti i Vetingut sipas Bashës, për të treguar burimin e pasurisë. Malltezi e ka konsideruar propozimin e Bashës si një skenar të Edi Ramës për votimin e ndryshimeve kushtetuese të PS-së. Në një linjë me Malltezin ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, i pozicionuar në krah të foltores. Duke ironizuar propozimin e Bashës për Vetingun e politikanëve, Paloka shkruan se “Grupi parlamentar i PD propozon që Vetingun ta bëjë SPAK?!?!”.

Ditën e djeshme në skenë doli vetë Sali Berisha, i cili jo vetëm kundërshtoi propozimin për Vetingun në politikë, por akuzoi Lulzim Bashën se po dorëzon Kuvendin në SPAK-un, sipas të tij, të partisë. Sipas Berishës Vetingun e deputetëve nuk duhet ta bëjë SPAK, por një komision etike pranë Kuvendit.

“Në 30 vite histori legjislacioni në këtë vend akti më i turpshëm që kalon çdo imagjinatë të një njeriu të lirë është amendamenti që dërgon Edi Rama nëpërmjet tij (Bashës) në parlament, që SPAK-u të bëjë Vetingun e deputetëve… Nuk dorëzohet legjislativi te prokuroria politike. Kemi ligj anti-mafia të shkëlqyer. Se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike, të propozojë që të vendosë SPAK-u për mandatet e deputetëve, që është i Ramës, do të thotë që je skllav i tij”, tha Berisha.

Sipas medias pranë Familjes Berisha, “Skema e “Vetingut” që do të bëhet nga SPAK i jep Ramës mundësinë që nëpërmjet një selektimi preferencial, të kënaqë ndërkombëtarët nga njëra anë, por edhe të mbrojë ata që dinë shumë për atë vetë”.

Nga ana tjetër, ish-presidenti Bujar Nishani, mbështetës i ‘Foltores’, pozicionohet gjithashtu kundër propozimit të Bashës. Nishani shkruan se

“Pse Lulzim Basha gënjen sa herë që del e flet? Është e vërtetë që opozita kërkoi Vetingun e politikanëve në 2018, por nuk e kërkoi atë nga SPAK. Askush sot nga opozita nuk është kundër Vetingut, po përse Lulzim Basha kërkon ta minojë e ta fusë atë në xhepin e pengmarrësit të tij? Kjo është pyetja që ai duhet t’i përgjigjet”.

Ilir Meta ka evituar deri më tani qëndrimet e tij personale, por ka sinjalizuar rreshtimin me Berishën kundër Vetingut në politikë, përmes rrethit të tij politik. Deputeti i LSI, Petrit Vasili, një nga njerëzit më të besuar politikë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, i konsideron një tradhti ndaj shqiptarëve sinjalet mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për të votuar ndryshimet kushtetuese, ku përfshihen edhe amendamentet për Vetingun në politikë.

“Me kapjen e shtetit ka vetëm përballje dhe zero kompromis! Çdo kompromis me kapjen e shtetit dhe zgjatimet e tij në drejtësi është thjeshtë një thikë pas shpine dhe një tradhti e poshtër ndaj shqiptarëve!”, shkruan Vasili, në një linjë me Sali Berishë dhe dhëndrin e tij, duke e parë propozimin e Bashës i një komplot.

Një qëndrim të ashpër kundër propozimit të Lulzim Bashës për Vetingun në politikë ka mbajtur edhe ish ministri i LSI-së në Drejtësi, Ylli Manjani, ndonëse sot nuk përfaqëson zyrtarisht më LSI-në. Sipas Manjanit Vetingu në politikë sipas Lulzim Bashës është një luftë klasash.

Manjani shkruan se:

“Sot Luli me të njëjtën vendosmëri neokomunisti prezanton prapë këtë ide idiote prapë për arsye taktike, por tashmë për të sfumuar doktorin. Në thelb ai sot prezanton veten dhe partinë e tij si një organizatë e frontit demokratik komunist, pra si levë e partisë që qeveris. Leva apo rripi i transmisionit ka për mision të dënojë shfaqet e huaja, luksin, ndenjen me individë të deklasuar. PD e djathtë e Lulit po kërkon rivendosjen e luftës së klasave, luftë e cila fillon me “pushkatimin”/Vetingun e deputetëve të pabindur”.

Ndërkaq, përfaqësuesit e mazhorancës janë shprehur të hapur për të shqyrtuar amendamentet e Partisë Demokratike, duke u shprehur në parim pro, ndonëse nisma e propozuar duket e pamundur të miratohet në formën e paraqitur. Nga ana tjetër, ende nuk ka një qëndrim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për propozimin që ka trazuar klasën politike.(Shqiptarja.com)


        
 
Next Post

Basha: Në hak i kam hyrë vetëm Zotit, jo Berishës! Bërtet statuti, statuti, por nuk ka asnjë kompetencë

Bllokuan rrugën në shenjë proteste duke krijuar trafik të rënduar, hiqen barrierat në kryqëzimin e autostradës Lushnjë-Fier

VIDEO/ Stuhitë e fuqishme në Rusi, shihni se si shembet një pjesë e rezidencës presidenciale ruse

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In