• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

DW: Gjermania ka mungesë të fuqisë punëtore, këta janë sektorët me më shumë nevoja

October 24, 2021
in Bota

Jo vetëm lënda e parë, por edhe mungesa e forcës punëtore të kualifikuar në Gjermani po i shkakton shqetësime të mëdha ekonomisë gjermane. Megjithatë theksi duhet vënë tek kualifikimi, thekson biznesi i mesëm gjerman.

Për luftimin e mungesës së fuqisë punëtore, Shoqata Federale e Biznesit të Mesëm kërkon që të vijnë më shumë forca punëtore në Gjermani nga jashtë. „Ne kemi nevojë për një imigrim të organizuar fuqive të kualifikuara, por theksi qëndron tek fuqia e kualifikuar”, shprehet drejtuesi i kësaj shoqate, Markus Jerger të shtunën për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe.

Gjithnjë e më shumë sipërmarrje në të gjitha degët nuk gjejnë sa duhet forca të kualifikuara apo të rinj për kualifikim profesional. „Kjo e rrezikon fort aftësinë konkurruese të biznesit të mesëm dhe me këtë të Gjermanisë në tërësi.”

Sipas Jerger, “shumë sipërmarrjeve u duhet të refuzojnë që tani porositë, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar”. Edhe situata e shkollimit profesional nuk është më e mirë. „Në Gjermani ka më shumë se 390 profesione të njohura të shkollimit profesional, e në të gjitha gati mungojnë të rinjtë për shkollim profesional.”

Sidomos në degët e informatikës dhe teknikës, në sektorin e kujdesit shëndetësor si edhe zejet profesionale mungojnë forcat e reja. „Në rastin më të keq sipërmarrjet duhet të mbyllin dyert e kjo prek biznesin familjar”, thotë Jerger.

Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e ndërtimit

Kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele u shpreh për „Welt am Sonntag”, se „në tërësi në Gjermani kërkohen 1,2 milionë forca punëtore, prej tyre dy të tretat si fuqi punëtore e kualifikuar.” Në fund të gushtit kreu i Agjencisë Federale të Punës u shpreh, se Gjermanisë i duhen 400 000 emigrantë të kualifikuar çdo vit për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore.

Edhe sektori i ndërtimit ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore. Në degën e ndërtimit, sipas një sondazhi mungon gjithnjë e më shumë personel i kualifikuar. Në sektorin e ndërtimit të pallateve 33,5% e sipërmarrjeve janë shprehur, se kanë probleme në gjetjen e fuqisë punëtore. „Krahas ngushticave në furnizimin me materiale, mungesa e fuqisë punëtore, po kthehet në një problem gjithnjë e më të madh për sektorin e ndërtimit”, tha studiuesi i Institut të Ekonomisë, Ifo, Felix Leiss. „E kjo në një kohë kur ka shumë kërkesa. /DW

Next Post

SHBA ofroi 5 milionë dollarë për ‘kokën’ e tij: Arrestohet mbreti i kokainës, më i rrezikshmi pas Pablo Escobar

Peshkatarët bëjnë zbulimin e pabesueshëm në lumin e mbushur plot me krokodilë

Video që po ‘thyen’ rrjetin! Anëtari i Gardës ngjitet në skenë dhe godet me shuplakë guvernatorin

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved