• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dy “Olldashët” e Lulzim Bashës, me të parin u ndesh për të zaptuar kolltukun e PD, me të dytin u bashkua për të marrë kolltukun kryeministror

May 19, 2018
in Blog

Skenarët “Lejfenist”, të njeriut që qesh e zbardh dhëmbët edhe kur vjedh e vret. Dy “Olldashët” e Lulzim Bashës, me të parin u ndesh për të zaptuar kolltukun e PD, me të dytin u bashkua për të marrë kolltukun kryeministror

Shkruan: Memo Aliaj

Qenka shkruar, që në “CV-Luli” (jo WC), në pjesën ku flitet për betejat e tij, për marrjen e pushtetit brenda PD dhe për marrjen e pushtetit si kryeministër, të ketë si personazhe kryesorë vetëm individë me mbiemrin “Olldashi”.

Siç dihet, betejat e Lulit për të marrë pushtetin në PD, kanë qenë të shoqëruar me “ekspertizën” e Jemin Gjanës për votën e lirë dhe Luli, i ka “fituar” me lehtësi të gjitha zgjedhjet si kryetar partie, me rezultat 99.99% të votave, siç i fitonte dikur edhe gjyshi diktator i Ermal Ilir Hoxhës.

Ndërsa në betejat për të kapur kolltukun e kryeministrit, Luli e ka pasur shumë të vështirë dhe ka marrë vetëm 25% të votave, për shkak se nuk e mbështesin më komunistët, ku nënkryetar është vjehrri i tij! Kur Sali Berisha dha dorëheqjen si “pronar i PD” dhe mes lotëve e kujës së “ushtarëve” të tij, doli në media dhe deklaroi se kishte vendosur, që testamentin e pronës së tij si administrator i PD, t’ia jepte Lulit, kundër i doli Olldashi i parë.

Ai reagoi ndaj trashëgimit të fronit të kryetarit të partisë dhe shpalli kandidimin kundër Lulit. Aq në hall u zu “princi” trashëgimtar Luli dhe trashgimlenësi Sali, sa nisën skenarët e marfietet, për ta futur Olldashin në kurthin e pazareve, për të mos kandiduar, mbasi “në gjueti” nuk e ftonin dot, sepse ky marifet ishte “kartë e djegur” në rastin e dëshmitarit të Gërdecit!

Pazari nuk u pranua. Gara u bë dhe siç deklaroi paraprakisht Saliu, fitues doli Luli me 99.99% të votave të ndershme. E ndërsa Luli morri zyrtarisht kolltukun e PD dhe së bashku me dhuruesin fronit, prej 4 muajsh po ideonin ringritjen e PD për rikthim të shpejt në pushtet, “befas” tamam si në mbrëmjen, në orën dhe nën shiun si në vrasjen e Azemit, Saliu dhe Luli u njoftuan se Olldashi kishte humbur jetën në një “aksident”!

Por makina, kishte shpëtuar pa asnjë gërvishtje, megjithëse ishte përmbysur nëpër rrëpirën buzë rrugës (jo në rrugën për të cilën akuzohet Luli si hajdut i 230 milionë eurove). Sot 4 vite e gjysëm pas marrjes së jetës në “aksident”, në krahë të Lulit qenka shfaqur një Olldash tjetër, veçse jo si kundërshtar sfidant për pushtet brenda PD, por si “ushtar” dhe bashkëluftëtar i Lulit e “Babales”, në “luftën” për marrjen e pushtetit kryeministror! Ka një koicidencë të habitshme me dy “Olldashët” e Lulit, për faktin se të gjitha “rastësit” që ndodhin në PD e jashtë saj, kanë lidhje me pushtetet e Lulit.

Edhe “Babalja” i trafikut të Vlorës, kështu tha: “Incizimi ishte rastësi, dorëzimi i saj në PD ishte rastësi, takimi me Lulin pas dorëzimit të kasetës ishte rastësi”! Ndërsa me Olldashin e parë, Luli u nda e u ndesh ndesh ashpërsisht për të marrë pushtetin e parë brenda PD, me Olldashin e dytë u bashkua “shpirtërisht”, në luftën për të marrë pushtetin e parë si… kryeministër!

Next Post

Shkundet Shqipëria, tërmeti shkakton panik tek banorët

Rama për median austriake: Kemi provuar luftën prandaj e duam Europën. Jemi shume pranë BE-së

Si përgënjeshtron “Babalja” gjatë intervistës, gazetarin që gënjen trashë dhe del bllof me vetë fjalët e tij (Video)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved