Bashkia e Tiranës do të blejë dy apartamentet ku kanë jetuar dy shkrimtarët e njohur shqiptarë për t’u kthyer në shtëpi muze. Shtëpitë e Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit janë në fakt dy apartamente respektivisht në katin e tretë dhe të katërt të një pallati në Rrugën e Dibrës. Pozicioni i favorshëm i shtëpive krijon mundësinë e përfshirjes së tij në itineraret dhe guidat e operatorëve turistikë mbi Tiranën.
Këtë vendim e përgëzon Ilirjan Blloshmi , i cili shkruan se, “Nëse kjo bëhet atëherë Erion Veliaj meriton respek.”
Postimi i plotë i Ilirjan Blloshmit:
Përtej preferencave apo ideve tona për X poet apo Y shkrimtar.
Propozimi i bashkisë së Tiranës për të bërë shtëpi muze. Shtëpinë e Kadarsë dhe Agollit është gjëja me e bukur.
Pavarësisht bindjeve politike, për X politikan, apo Y drejtues. Nëse kjo bëhet atëherë Erion Veliaj meriton respek.
Ai pallat është ndërtuar nga Maks Velo, ka jetuar Kadare dhe Agolli, pra me pak fjalë është një pikë ku guidat turistike duhet ta futin menjëhere në planet e tyre.
Do jetë vërtetë një gjë super intersante.