• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Shqiptarja që shkatërroi organizatën e prostitucionit i jep fund jetës, shteti italian nuk e mbrojti

November 8, 2021
in Kronike
        
 

Një 47-vjeçare që bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, është vetëvrarë, duke u hedhur nga ura.

Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe.

Ajo u rrëmbye dhe më pas u përdhunua dhe u shfrytëzua për vite të tëra si viktimë e prostitucionit në Itali.

Shtetësja shqiptare, Adelina Sejdini kishte kërkuar statusin e refugjatit, që nuk iu pranua asnjëherë. Sipas medieve italiane, kjo ishte dhe arsyeja pse gruaja ndërmori aktin vetëvrasës.

Disa ditë më parë, ajo tentoi të vriste veten, duke u djegur me benzinë para Ministrisë së Brendshme, për të tërhequr vëmendjen e qeverisë, ndërsa mori plagë të rënda trupore.

Madje, ajo ishte përpjekur të fliste me presidentin Italian, Sergio Mattarella, pasi me marrjen e statusit të refugjatit, shpresonte të blinte një apartament në Itali.

Më herët ajo ishte shprehur se shteti italian i kishte premtuar mbrojtje kur denoncoi tutorët, por kjo nuk ndodhi.

“Shteti italian, shumë vite më parë, më bindi të denoncoj tutorët, më premtuan mbrojtje. Unë kërkoj një minimum e të drejtave sepse prej shumë vitesh kam luftuar për të ndihmuar të gjitha viktimat e trafikimit, kërkoj të më jepet nënshtetësia italiane”.

Kohët e fundit, Adelina Sejdini ishte diagnostikuar me kancer, por pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore, nuk i ndali përpjekjet, duke shkuar shpesh në Romë.

E ndjera vendosi t’i japë fund jo vetëm këtyre përpjekjeve, por dhe jetës së saj, duke u hedhur nga një urë hekurudhore.


        
 
Next Post

Agron Llakaj kujton Koço Devolen: “Mjeshtër i Madh” u dekorua edhe "paçja"... se e ha një shoku i presidentit, por jo ti Koço

Misteri i mbështetjes së çuditshme që i vjen Sali Berishës nga Kosova

Përse Arben Vitia nuk ka për të qenë kurrë “fituesi” i Prishtinës?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In