• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Enver Hoxha duhet të jetë në ferr”?! Lea Ypi: Pse e prezantova librin tim, në vilën e tij…

November 21, 2021
in Aktualitet, Metro

Akademikja e njohur shqiptare Lea Ypi ka sjellë se fundmi në gjuhën shqipe romanin e saj të titulluar “Të lirë”.

Ypi zgjodhi që prezantimin e këtij botimi ta realizojë në ambientet e vilës së diktatorit Enver Hoxha.

E ftuar në Spotlight, nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Ypi rrëfeu se përse zgjodhi pikërisht vilën e Enver Hoxhës për prezantimin e librit të saj.

“Ideja e prezantimit në vilën e Enver Hoxhës lidhej me një ëndërr që ajo vajza e vogël ka patur kur lexonte një libër që ndoshta disa nga ndjekësit e mbajnë mend, që e kishte titullin “Për shokët e mi pionerë”. Dhe ai libri ka patur dhe fotografi brenda tij dhe në disa nga ato fotografi kishte xhaxhin Enver që pozonte i rrethuar nga shumë fëmijë.

Dhe ajo vajza që është personazhi i këtij libri e ka kaluar fëmijërinë e saj duke kërkuar që të ishte një nga fëmijët e atij libri. Të shkonte në shtëpinë e xhaxhit Enver, ta vizitonte atë, të kishte mundësi të fliste, t’i tregonte sa shumë e donte partinë, xhaxhin Enver.

Sa shumë besonte në komunzimin në Shqipëri dhe në faktin që ajo ishte një pionere shembullore. Në të vërtetë, ajo vajza nuk e kishte kuptuar dot kurrë, se pse ishte e pamundur për të që të shkonte në shtëpinë e shokut Enver.”

Kthimi në atë shtëpi për filozofen dhe shkrimtaren Lea Ypi duket se ka patur një domethënie të veçantë. Teksa shpjegon arsyet pse u gjend aty, e duke u ndalur edhe në veprën më të zëshme të Dante Aligerit, Ypi u shpreh se Enver Hoxha i përket Ferrit, nëse ka një të tillë.

“Për mua kishte një domethënie shumë të rëndësishme kthimi në atë shtëpi, sepse në ‘Komedinë Hyjnore’ të Dantes ‘Ferri’ është aty ku shkojnë njerëzit që kanë kryer krime dhe dënimi që ata marrin në ferr, kur Dante shkon me Virgjilin dhe Virgjili i shpjegon pse është në këtë rreth, gjithmonë dënimi është e kundërta e asaj që ata kanë bërë në jetë.

Dhe unë mendova, sikur Enver Hoxha të jetë në Ferr, në qoftë se ka Ferr, Enver Hoxha duhet të jetë aty brenda besoj unë…”

Shkuarjen pas kaq vitesh, në vilën e tij, Lea Ypi duket se e ka menduar si një dënim për Enver Hoxhën. Ajo shprehet se shkoi aty për të folur për të majtën. Një koncept ndryshe nga ai i diktatorit.

“Mendova se dënimi që do të merrte ishte që një armike e klasës, një përfaqësuese e një familje e një shtrese shoqërore që ai e kishte shtypur, do të kthehej në shtëpinë e tij për të folur për rëndësinë e ideve të majta dhe në një farë mënyre për të kundërshtuar atë që ai kishte thënë.

Enver Hoxha kishte një kuptim shumë të qartë se çfarë ishte e majta, revizionizmi, imperializmi dhe po të vinte me një konceptim komplet tjetër të asaj se çfarë është e majta, socializmi që nuk kishte asnjë lidhje me materializmin dialektik në të cilin besonte ai. Dhe që pikërisht kjo përfaqësuese e këtij brezi do të ishte aty, jo vetëm duke folur për të majtën, por edhe duke shitur një libër.”

Next Post

Pse Armando Duka nuk do emërojë kurrë një trajner shqiptar në krye të Kombëtares

Berisha i rikthehet nxitjes së ndasive veri-jug: Vettingu funkisionon në bazë të krahinave dhe besimit fetar

Mali i zi pjesë e “Open Balkan”? Abazoviç: Mbështes iniciativën, impakt pozitiv për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Të kemi sjellje europiane

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved