• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përplasje mes demokratëve, degët konfirmojnë blofin me firmat e 11 dhjetorit, rrëzojnë Shehajn për verifikimin e formularëve

November 24, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Thellohet konflikti në radhët e demokratëve. Edhe pse kreu demokrat Lulzim Basha refuzoi të merrej me firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit vijon të këmbëngulë tek vërtetësia e tyre. Ditën e djeshme ka hyrë në lojë edhe deputeti demokrat Agron Shehaj i cili shkoi në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, për të kontrolluar firmat e delegatëve të njësisë 5 dhe 7 të Partisë Demokratike në Tiranë.

Deputeti gjatë verifikimit, në mënyrë rastësore ka zgjedhur dy nga delegatët që kishin emrin në dosjen me firma. Shehaj i ka marrë në telefon për t’i pyetur lidhur me qëndrimin e tyre për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Sipas tij, delegatët e kanë konfirmuar dhënien e firmave me vullnetin e tyre për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor.

Reagon dega 5 dhe 7 e PD

Lidhur me këtë situatë, dega 5 dhe 7 e Partisë Demokratike ka reaguar një deklaratë të përbashkët. Në reagimin e tyre ata kanë shpërthyer në akuza ndaj deputetit Agron Shehaj të cilin e kanë quajtur të interesuar vetëm për protagonizmi e tij personal.

Njësia 5 dhe 7 thanë se verifikimi i Shehajt është një dështim pasi ai nuk i njeh aspak delegatët e këtyre degëve dhe madje nuk i respekton ata. Sipas tyre, deputeti si drejtues politik i këtyre degëve as nuk i ka vizituar një herë demokratët.

Dega 5 dhe 7 tha se nuk do të lejojë deputetin dhe askënd tjetër të nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Qëndrimi i tyre sipas deklaratës, është në krah të demokratëve dhe kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama për të rikthyer Partinë Demokratike në pushtet. “Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal.

Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet. PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre.

Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet”, thuhet në deklaratën e përbashkët të degës 5 dhe 7 të PD-së. Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha depozitoi 4200 firma në zyrën e Këshillit Kombëtar për thirrjen e Kuvendit, i cili pritet të mblidhet më 11 dhjetor.

Berisha deklaroi se çdokush që ka dëshirë të shohë firmat mund të vejë t’i shohë, teksa u shpreh se nuk do të bëhen publike. Ish-kryeministri u justifikua se me këtë zgjedhje po respektohej ligji për garantimin e të dhënave personale. Ndërkohë që shumë zëra dyshojnë në vërtetësinë e këtyre firmave pasi ish-kryeministri pas mbledhjes së tyre nuk i dërgoi në zyrën e protokollit të PD për verifikim nga komisioni por i kyçi në kasafortën e Palokës.


        
 
Next Post

Ashpërsohet lufta në PD, Berisha presione e shantazhe për të mbushur sallën më 11 dhjetor, përgatitet për trazira dhe kërcënon largimin me dhunë të Bashës

“Ky është vetëm fillimi”! Arrestimi i politikanëve të korruptuar, ambasadorja Yuri Kim del me paralajmërimin e fortë: Vazhdojnë të pastrojnë paratë...

“Unë jam me Berishën, por të lumtë”! Qytetari i shpreh bindjet e tij politike, kryeministri Rama i jep përgjigjen epike: Mos u mërzit se...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In