• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kundërshtarët e Bashës nisin tentativat për të marrë me dhunë PD-në, militantët e Fierit mësyjnë në seli për të marrë kontrollin e degës

November 27, 2021
in Aktualitet

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë hedhur dje hapin e parë për të çuar në tym e flakë Partinë Demokratike. Qysh kur u përjashtua më 9 shtator nga grupi parlamentar i PD, ish-kryeministri Berisha paralajmëroi rrëzimin e kryedemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i Partisë Demokratike, ndërsa në shumë deklarata ai i ka mëshuar edhe faktit se do ta rrëzojë me dhunë shefin aktual të selisë blu.

Por dje janë dhënë sinjalet e para, teksa njerëzit e Berishës kanë tentuar të marrin me dhunë degën e PD në qytetin e Fierit. Kështu, shumë militantët demokratë të Fierit të udhëhequr nga ish-kryetari Luan Baçi kanë mësyrë ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike, ndërkohë që kanë protestuar lidhur me ndërrimin e bravës së derës nga drejtuesi i komanduar, Agron Kapllanaj.

Në shenjë revolta para kamerave, njerëzit që mbështesin deputetin Baçi, i cili tashmë është rreshtuar hapur krah aksionit të nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha për rrëzimin e kreut të PD, janë shprehur se nuk e njohin kryetarin e komanduar nga Lulzim Basha, madje kanë premtuar se do bëjnë rezistencë kundër këtij puçi.

Valë kërcënimesh dhe akuzash

Por teksa ishte i pranishëm në Fier, ish-kryetari i degës, Luan Baçi shpërtheu në akuza të forta ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, ndërsa theksoi para mediave se nuk e njeh të komanduarin Agron Kapllanaj që e zëvendësoi në detyrë. Madje Baçi u shpreh se ndodhej aty për të shmangur çdo përplasje të mundshme, pasi sipas tij Partia Demokratike është atje ku ndodhen njerëzit dhe jo vulat e zyrat.

Sipas Baçit, ndërrimi i bravës së derës në atë lloj mënyre është diçka e turpshme. “Sot ka ardhur momenti që të denoncohet ky veprim i turpshëm dhe ofendues për të gjithë. Sekretari i degës dhe sekretari organizativ erdhën të kryenin disa veprime, për të marrë disa karta dhe gjendën dyert e mbyllura. Për këtë arsye u bë dhe denoncimi në polici. Nuk ka punë mirëkuptimi, dega vazhdon aktivitetin e vet.

PD nuk është aty ku janë zyrat, por aty ku janë njerëzit. Unë nuk e njoh fare atë komandim që ka bërë Basha, nuk e njoh. Zyrat i ka uzurpuar një ekip që erdhi nga Tirana, u futën me kaçavida e ndërruan bravat. I gjithë problemi i degës së Fierit është me qendrën. PD janë anëtarët, nuk janë as zyra dhe as vula”, deklaroi Baçi.

Ja si nisi përplasja në degën e PD-së në Fier

Tensionet që kanë kapluar Partinë Demokratike në Fier, daton që më 20 tetor, atëherë kur kryedemokrati Lulzim Basha komandoi në krye të degës së këtij qyteti, ish-kreun e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Por sipas Luan Baçit, i cili mbante këtë post, shkarkimi është bërë pa u njoftuar ai zyrtarisht.

Ka një paqartësi në lidhje me largimin e Baçit nga drejtimi i degës së PD Fier, pasi përkundër deklaratave të tij, para zgjedhjeve të 25 prillit Lulzim Basha nxori një urdhër ku kryetarët e degëve që donin të garonin për deputet, duhej të hiqnin fillimisht dorë nga posti lokal. Luan Baçi garoi si deputet në Fier në zgjedhjet e 25 prillit, ku edhe fitoi.

Megjithatë nisur edhe nga kjo, Baçi u pa në foltoren e Sali Berishës në Fier dhe pretendon se e gjitha ka ardhur si një hakmarrje e Lulzim Bashës pse doli hapur krah ish-kryeministrit. Sidoqoftë tensionet arritën kulmin dy ditë më parë, kur Kapllanaj ndërroi bravën e zyrës së PD-së në Fier, duke e argumentuar këtë veprim me faktin se ai është komanduar për ta drejtuar derisa kjo degë të dalë në zgjedhje sipas statutit të PD-së.

Next Post

“Vilën e tij në Gjirin e Lalëzit nuk e kanë as milionerët në SHBA”! Ish-ambasadori Fatos Tarifa plas deklaratën e fortë për Ilir Metën: Nuk e njoh si President!

“Kur u çlirua PD, në 11 apo 18 dhjetor”? Përplasjet politike në vend, Kreshnik Spahiu del me deklaratën e papritur: Dy qeveri që s’kanë...

Atdheu im/ Ç'QIPËRIA!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved