• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sulmet e Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj SHBA si shantazhe ndaj SPAK

December 4, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Mesazhi është i qartë: “Kur sulmojmë SHBA dhe ambasadoren amerikane, nuk e kemi për gjë që ta bëjmë këtë me prokurorët e gjyqtarët”.

Egërsia me të cilën Sali Berisha, Ilir Meta, por në veçanti njerëzit pranë tyre po sulmojnë SHBA-në, ambasadoren Yuri Kim, apo diplomatë të tjerë, realisht nuk kanë lidhje me Amerikën.

Kjo pasi për një superfuqi botërore si SHBA, këto lloj fjalësh, sulmesh e akuzash janë thjesht çikërrima që nuk arrijnë as ta gudulisin.

Ata maksimumi mund të ndotin ambjentin publik në Shqipëri, për të krijuar një perceptim të rrymës anti-amerikane, që të përdoret nga forca të treta me ndikim në Ballkan si Rusia e Kina.

Megjithatë, synimi apo shënjestra e këtij aksioni të mirëmenduar nga dy dinozaurët e politikës 30 vjeçare është diku tjetër.

Ata po i bien derës për të dëgjuar pragu, e drejtimi është Prokuroria Speciale SPAK dhe prokurorët e saj.

Mesazhi është i qartë: “Kur sulmojmë SHBA dhe ambasadoren amerikane, nuk e kemi për gjë që ta bëjmë këtë me prokurorët e gjyqtarët”.

E nuk se s’ka pasur efekt kjo strategji, pasi vetë mefshtësia e punës së SPAK me dosjet e mëdha të korrupsionit është direkt efekt i presionit.

Presioni, nga ana tjetër nuk është i veçuar vetëm publikisht me mesazhe të koduara, por edhe në shantazhe nëpërmjet familjarëve të dy tre prokurorëve sidomos, të cilët kanë në dorë dosjet e zyrtarëve të lartë. Por tashmë prej muajsh këto prokurorë ruhen nga një grup i veçantë i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i trajnuar nga FBI pikërisht si eskortë për prokurorët.

Në një vend të vogël si Shqipëria, është më e lehtë të gjenden rrjetat familjare për të ndikuar në njohje, konflikt interesi apo shantazh.

Megjithatë, ky nuk është justifikim, pasi deri sa është pranuar detyra e prokurorëve të SPAK, ata kanë firmosur se edhe mund të sulmohen e linçohen. Kanë shkuar me vullnetin e tyre, për një detyrë që nuk ka si përshkrim të ndjekin tenderat e drejtorëve të vegjël, por të arrestojnë peshkaqenët…/Pamfleti


        
 
Next Post

Gjueti, dreka e darka luksi/ Kryekomisionieri Hahn akuzohet për korrupsion

Berishës i vijnë sinjale të këqija! Prokuroria në presion nga amerikanët për arrestimin e tij: Dyshi i ambasadës vizitë blic në selinë e PD

Berisha po "vrapon drejt burgut" duke përgatitur trazira: Mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit! Tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In