• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Më 11 dhjetor “sy-kuqi” Sali Berisha, do krijojë një PD tjetër si ajo e “kuqos” Genc Pollo

December 4, 2021
in Aktualitet, Debat

Fakti që e braktisi dhe Prof. Dr. Xhelal Mziu, do të thotë se personi “non grata” ka marrë fund/ Prej 3 muajsh, familja “non grata” po lufton ta largojë Lulzim Bashën me kërcënime nga foltoret, me shantazhe, intriga, denigrime, me sulmet e çetës LSI të financuara nga familja presidenciale dhe me “gogolin” kuvend Anti-SHBA, ku plaku i Lalzit po shkon me gruan, vajzën, djalin, dhëndrin, me 5 anëtarë kryesie, me 3 kryetarë degësh e 10 deputetë

Pas një jave, Sali Berisha do organizojë “foltoren” e përgjithshme të quajtur “Kuvend i PD”; në të cilin, sipas rendit të ditës do ketë ndryshim statuti, mos-njohje të vendimit të SHBA, e vendimit të Bashës, por nuk ekziston qëllimi për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Jo se Sali Berisha nuk e do postin e PD, sidomos në këtë krizë penale, por nuk mund ta uzurpojë dot, sikur të bëjë kuvende çdo ditë, apo t’i vërsulet zyrave me bandat e Agron Kuliçajt.

Sepse rrugën drejt kolltukut të PD ia ka bllokur Statuti, që Lulzim Basha ka vulosur në kuvendin e 12 qershorit 2021, hartuar më parë nga vetë Sali Berisha dhe votuar prej tij në atë kuvend, për ta “blinduar” Bashën në krye të PD-së, nga frika e grupeve rivale brenda e jashtë partisë.

Tashmë, Berisha është një nga këta rivalë jashtë gardhit të SHQUP, i dalë në skenë jo kur SHBA e shpalli “non grata”, por pasi Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar e “de facto” nga PD.

Nëse Basha e përzuri nga partia me një deklaratë të lexuar në media, Berisha ka 3 muaj që po lufton ta largojë me kërcënime, shantazhe, intriga, denigrime, me sulmet e çetës LSI të financuara nga familja presidenciale dhe me “gogolin” kuvend.

Por gjuha e spërdredhur e Berishës në çdo foltore dhe lëvizja e Bashës me kuvend në 18 dhjetor, janë sinjale të qarta se “baba” po bënë kuvend për të krijuar një PD të re që i duhet nga halli; ndërsa “djali” po bën kuvendin, për të treguar fuqinë që ka në krye të partisë së “babës”.

Në këtë krizë rrumpallë që ka mbëthyer PD-në, Lulzim Basha është në pozicionin që Sali Berisha ka qenë para 25 vitesh, përballë grupit Ceka-Imami-Pashko, të cilët pasi nuk e rrëzuan dot, u larguan me një grup deputetësh dhe krijuan parti tjetër.

Ndërsa Sali Berisha përballë Luzim Bashës, është në pozicionin që Genc Pollo ishte përballë vetë Berishës në kuvendin e PD të vitit 1999, kur kandidoi për ta rrëzuar, por nuk mundi dhe bashkë me grupin Shehu-Xhaferri e disa deputetë, krijoi Partinë e Re Demokratike.

Atëherë Berisha u alarmua, mbasi Pollo kishte mbështetje nga diplomatë të BE, dhe nisi një inkursion në bazë duke i marrë disa drejtues degësh e anëtarë kryesie, por dështoi sepse Berisha kishte vulën, shumicën e kryetarëve të degëve, të këshillit kryesisë e grupit parlamentar.

Edhe Lulzim Basha, sot ka shumicën në këto struktura të partisë, ndërsa Berisha shkon në kuvend me familjen, me 5 anëtarë kryesie, 3 kryetarë degësh, 10 deputetë dhe çiftin pronarë të LSI.

Kuvendi i 11 dhjetorit, do bëhet dhe do mirathet statut i ri, kryesi e re dhe këshill i ri kombëtar, por nuk do ketë zgjedhje kryetari të ri, sepse as kuvendi i 11 dhjetorit nuk e ka në rend dite, as Sali Berisha nuk e rrëzon dot Luzim Bashën me ligj.

Shenjë e parë, është dhënë 3 muaj më parë e në vazhdim, me foltoren e drejtuar dhe financuar nga plaku i kriminalizuar e “non grata” familjarisht, që josh e mbledh militantë ulëritës dhe plotëson formularë “top sekret” të kyçur në kasafortë.

Ndaj nuk ka dyshim, që strukturat partiake paralele, të cilat familja “Berisha” do t’i emërojë në kuvendin e 11 dhjetorit, do jenë kupola e vjetër e një tjetër partie të re jashtë gardhit të SHQUP.

Pra, më 11 dhjetor në kuvendin e tij, “sykuqi” Sali Berisha do fillojë krijimin e një partie tjetër demokratike me ata që i besojnë, tamam si ajo kuqos Genc Pollo, të cilës sidoqë t’ia vendos emrin, do quhet partia e personit dhe familjes “non grata”.

Këtë sinjal e dha Bujar Nishani, në emisionin e të entjes në “TV-Klan”, ku pyetjes nëse pas 11 dhjetorit do ketë apo jo 2 PD, ai iu iu përgjigj: – Le të ketë dy PD, por me ndryshimin se partia e Berishës do jetë në sheshe me protesta, ndërsa partia e Bashës do qëndrojë në zyra./Pamfleti

Next Post

Fantastik Armando Broja, shënon golin e tretë në Premier League dhe feston me shqiponjë (Video)

Nga Muho Asllani te Edona Bilali: Degradimi i përfaqësimit të Shkodrës në 30 vjet

Vrasje misterioze në Berlin! Pesë persona gjenden të pajetë në banesë, mes tyre tre fëmijë! Në trupat e viktimave plagë thike e plumbash

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved