• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

“Qante në shi, teksa varroste 10 familjarët e tij”! Reuters sjell historinë e shqiptarit që humbi gjithë familjen në aksidentin tragjik të Bullgarisë! E shpëtoi rastësia

December 6, 2021
in Diaspora
        
 

Qindra vajtues u mblodhën dje në një varrezë në një fshat në Maqedoninë e Veriut, në një shi të ftohtë, për të përcjellë për në banesën e fundit, 10 banorë vendas, përfshirë 8 nxënës, të cilët ishin mes 45 personave që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Bullgari.

Të gjitha viktimat, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Gabimi njerëzor ishte ndoshta shkaku kryesor i aksidentit, thanë hetuesit bullgarë!

Arkivolët e gjelbër me 10 viktima u ulën në varrezat e fshatit Morane! Të gjithë familjarë të Enver Jahit; 4 fëmijët e tij, gruaja, kunata e tij dhe dy fëmijët e saj, dhe dy fëmijët e njërës prej motrave të Jahit, të gjithë banorë të fshatit.

Arlinda Vlashi, mësuesja e Omer Jahit, 11 vjeç, i cili u varros pranë tre vëllezërve dhe motrave të tij dhe nënës së tyre, erdhi për t’i dhënë lamtumirën nxënësit të saj. “Si mund të shkoj në klasë tani kur nuk e shoh atë?” tha ajo me lot.

“Unë isha mësuesja e re e Omerit kur ai filloi klasën e gjashtë (në shtator). Ai ishte një djalë shumë i mirë, shumë i mençur, shumë i sjellshëm dhe mësonte shpejt.”- tha ajo.

Enver Jahi, i cili nuk shkoi në udhëtim për në Stamboll, sepse duhej të drejtonte restorantin e familjes, qëndronte duke qarë në shi, ndërsa varroseshin arkivolet, pasuar nga lutjet e imamit.

“Ky ishte një lajm shumë i keq për ne. Jo vetëm për mua, por për të gjithë fshatin”, tha Nuredin Bajrami, një fqinj i familjes Jahi. “Ne i njihnim shumë mirë, kishin edhe një restorant dhe njerëzit i vizitonin shumë shpesh. Ata ishin njerëz shumë të mirë.”

Trupat e viktimave të tjera të aksidentit mbërritën me dy avionë ushtarakë bullgarë të premten pasdite në aeroportin e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkupit. Ata u varrosën në varreza të ndryshme në të gjithë vendin ballkanik gjatë pasdites.

Autobusi, që transportonte turistë në Maqedoninë e Veriut pas një udhëtimi fundjavë në Stamboll, mori flakë në një autostradë në orët e para të 23 nëntorit, dhe për pasojë humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.


        
 
Next Post

Bunkerët e Shqipërisë sërish në vëmendjen e mediave të huaja, agjencia franceze AFP: Po 'gllabërohen' nga deti teksa erozioni përparon në vijën bregdetare

Donaldi, Top Channel dhe piranjat mëndje dhe jetë bosh të rrjeteve asociale!

Haradianaj reagon ashpër: Serbia në aksion, e Kryeministri ynë komunist krenohet se i ka ulur shpenzimet e darkave e drekave

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In