• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Diskutuam për non grata-n e Berishës’, Basha: Escobar do shprehet sot

December 9, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot se është duke planifikuar një vizitë në SHBA.

Ftesën ia bëri publikisht sot zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, pas takimit në selinë blu.

“Është një ftesë e përsëritur dhe e mirëpres më shumë kënaqësi dhe padiskutim po planifikoj një vizitë në Uashington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo vetëm objektivat e PD por daljen nga kjo gjendje pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen e Shqipërisë përpara me reformat politike, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe procesin europian të Shqipërisë”, tha kreu i PD.

I pyetur nëse pjesë e diskutimeve me zyrtarin e lartë amerikan ishte shpallja non grata e ish-kryeminsitrir Sali Berisha nga DASH, Basha u shpreh:

“Çështja e pandëshkueshmërisë sikurse politikat e sanksioneve non grata ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të DASH jam i bindur se do të keni mundësi të dëgjoni drejtëpërdrejtë nga Escobar qëndrimet e DASH”.

Zhvillimet brenda vendit, korrupsioni dhe situata në rajon ishin temat ku palët shkëmbyen qëndrimet e tyre.

“Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si një interes kombëtar i SHBA, është edhe më shumë interes kombëtar i Shqipërisë, është ajo për të cilën PD ka luftuar dhe është përpjekur më shumë se gjithçka tjetër në këto 8 vite, nga iniciativa për dekriminalizimin e politikës, miratimi i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi sipas përcaktimeve të Venecias, te ligji për SPAK dhe BKH, iniciativa për vettingun e politikanëve për të pastruar politikën nga krimi i organizuar.

Të gjitha dëshmojnë se PD ka qenë dhe është e vendosur në luftën kundër korrupsionit që është kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka sot Shqipëria. Është kënaqësi të shohim një rikthim të fuqishëm si prioritet të parë dhe kryesor të SHBA në Ballkan dhe Shqipëri të një beteje që e kemi luftuar për vite me radhë.

Me Escobar diskutuam për të gjtha çështjet e aktualitetit politik shqiptar, natyrisht dhe për situatën në rajon me theks të veçantë për ato çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve, në veçanti me Kosovën. Ja bëra të qartë Escobar qëndrimin e PD për pacënueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës. Në këtë qëndrim kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të Escobar.

Diskutuam dhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e reformave ku kyç mbetet një drejtësi e pavarur që nuk mbron por ndëshkon politikanët e korruptuar, PD ka disa iniciativa kushtetuese dhe ligjore duke përfshirë vettingun e politikanëve dhe shumë shpejt ashpërsimin e dënimit për politikanët e zgjedhur me votat e krimit”, informoi kryetari i PD.


        
 
Next Post

Përfundon vizita e Escobar në Tiranë: Ambasada e SHBA tregon detaje nga takimet me Ramën, Xhaçkën dhe Bashën

17 orë në det të hapur nga moti i keq, trageti me 118 pasagjerë mbërrin në Vlorë

Njeriu më me fat në botë, i shpëton vdekjes 7 herë, në fund fiton edhe lotarinë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In