• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Votimi për shkarkimin e Bashës: Nisin përplasjet e para

December 18, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

    Kanë nisur përplasjet e para përsa i përket votimit që pritet të kryhet sot për shkarkimin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

    Paralel me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha do të organizojë referendumin në të gjitha qytetet e vendit, ku do të votohet për shkarkimin e kreut aktual dhe rithemelimin e PD, vendime që u morën në Kuvendin e 11 dhjetorit.

    Referendumi do të nisë në orën 08:00 deri më 17:00 dhe tashmë bazat materiale janë shpërndarë dhe pritet nisja e votimit. Komisioni i Rithemelimit ka ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi.

    Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë demokratë me të drejtë vote në Bashkitë Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull të cilët do të shprehin verdiktin e tyre në referendum. Janë gjithsej 4 qendra votimi që do të jenë në Pallatin e Sportit, në lokal në qendër të Lazaratit. Në një lokal në Libohovë dhe tek ish-zyra elektorale e

    Qarku Korcë ka 9 qëndra votimi, ku 2 prej tyre janë në ish-kinematë dhe 1 në qendrën kulturore të fëmijëve.

    Në Durrës, 2700 anëtarët e kësaj partie janë ftuar në Pallatin e Kulturës të shprehin me votë vullnetin e tyre.

    Dega Krujë, e cila ka rreth 700 anëtarë pritet të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, ku do votohet në ambjente të mara me qera.

    Ndërsa dega e partisë demokratike e Fushë Krujës ka 870 anëtarë. Votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetësore e ku është dhe zyra e partisë.
    Në Berat referendumi do mbahet te Pallati i Kulturës.

    Në Shkodër ku dera e Partisë Demokratike vijon të jetë e mbyllur me zinxhirë referendumi mbahet në 9 qendra, dy në qytet 7 në njesitë administrative. Shoqata e ish-të Përndjekurve u rendit në mbështetje të rithemelimit të Partisë Demokratike nga ish-kryeministri Sali Berisha.

    Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë.

    Po kështu bëhet e ditur Komisioni i zhvillimit të referendumit në PD-Kukës po bënë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e referendumit për ratifikimin e vendimit nr.6 të Kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

    Koordinatori i PD-ës Kukës Fasli Gërmizi tha se të gjitha përgatitjet po bëhen në kohë rekord pa asnjë problem. Nesër janë thirrur për të votuar 2400 anëtarë të PD-ës në Kukës në ambientet e sallës së Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”.

    Materialet kanë mbërritur dhe janë vendosur në pallatin e kulturës ku do bëhet votimi për referendumin.

    Në Sarandë, votimi do të kryhet te dera e degës së PD, pasi kryetari i saj, Vesil Koçiue ka mbyllur zyrën, pasi është nisur drejt Tiranës ku do të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur nga Basha.


            
     
Next Post

“Lufta” Basha-Berisha në Tiranë, shihni çfarë bën Rama teksa PD po shkon drejt përçarjes së plotë! Zbulohet qyteti ku po "arratiset" dhe ç’po shijon në këtë ditë me diell

Zëri i Amerikës zbardh skenaret për situatën e tensionuar politike: Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri-tjetrit! Përplasjet po bëhen përditë e më të forta!

Të hënën pritet të zbarkojë në vendin tonë/ Rama, Vuçiç dhe Zaev, letër të hapur para takimit për Ballkanin e Hapur në Tiranë: Shtetet e rajonit të na bashkohen! Një mesazh edhe për BE

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In