• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

“Xhelozova për aktoren, nuk i dhashë çaj Bujarit”! Kur Eva Alikaj futej mes çiftit Asqeriu

December 21, 2021
in Nostalgji
        
 

Irena tregon një rast se si ishte ndjerë xheloze për të shoqin e saj Bujar Asqeriun, kur ky i fundit kishte bërë një foto me aktoren Eva Alikaj, madje kishte dalë dhe bukur.

Aktori Bujar Asqeriu ka qenë i ftuar tek emisioni i pasdites “Rudina”, së bashku me gruan e tij Irena. Kjo e fundit kërceu një vals me artistin dhe më pas tregoi se jeta krah Bujarit nuk ka qenë aq e lehtë.

Irena tregoi se njëherë është bërë xheloze për aktoren Eva Alikaj. “Kur mbaruan xhirimet, Bujari kishte bërë një foto tek një stol me Evën dhe një shoqen e saj. Foton e solli në shtëpi.

Unë u bëra xheloze, se kishin dalë edhe bukur në fakt, ama xhelozinë e shprehja në mënyrë të sofistikuar. E vura foton e tyre tek televizori dhe ngjitur me të vura edhe foton e dy djemve tanë, si për ti kujtuar Bujarit që kishte dy fëmijë.

Ai e vuri re sa erdhi. Ma lexonte mendjen. Më tha: Irena shumë bukur mizanskenat,”- tha Irena. Më tej gruaja e Asqeiut rrëfeu edhe detaje nga jeta e tyre e përditshme. Bujari i kishte humbur të dy prindërit dhe Irena ishte kujdesur për fëmijët e tyre, për motrat dhe vëllain e Bujarit dhe për vetë Bujarin.

“Sa herë që shkonte në xhirime ose në teatër i bëja çaj dhe ia hidhja në termus. Një ditë, u bë gati si gjithmonë për në teatër kishte një rol të vogël atë ditë, dhe më tha:

Po çaji? Iu ktheva: Po s`është rol për çaj ai. Bujari doli dhe mua më mbeti fiksim. E bëra çajin dhe ia çova pas skene, në teatër,”– tregoi më tej ajo.

Gruaja e aktorit tregoi edhe një rast se si kishte marrë një certifikatë vetëm për t’u ndjerë në të njëjtin nivel me aktorin që i kishte të panumërta. “Bujari po ecte shumë, po merrte role, certifikata nderi, kurse unë të parën dhe të fundit e kisha marrë në klasë të parë.

Shkova një ditë në punë dhe i thashë shefes: Do më jepni një fletë nderi se burri po merr vazhdimisht e unë jo. Patjetër, më tha ajo dhe të nesërmen i mblodhi të gjithë, më dha fletën bashkë me një stilolaps dhuratë.

Shkova në shtëpi gjithë qejf, e vura tek televizori dhe sa hyri ai në shtëpi e pa, po duke më njohur mirë më tha: Ta dhanë vetë apo ia kërkove? Ma dhanë, i thashë. S`ka mundësi, më tha se mësueve ia japin vetëm pas vde k je s,”– përfundoi ajo.


        
 
Next Post

Debat vip-ash apo rrypash?! Antonela zbraz arsenalin "intelektual": Mos më çaj tarravilen, s’ke b*thë me mua!

Emision publik apo "kuplara"! Robert Aliaj si "lac rrugësh": Mbron djalin e tij dhe i quan vajzat e ‘Love Story’ prosti***a!

50 vite pas kur Natasha u bë e imja! Mevlan Shanaj nostalgji për dashurinë e parë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In