• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Basha mbledh sot Këshillin dhe rrit sigurinë në PD pas thyerjes së derës, Berisha vijon kërcënimet për të marrë me dhunë selinë

December 23, 2021
in Aktualitet

Pas incidentit të ndodhur në selinë e Partisë Demokratike, duket se në ambientet e PD është rritur siguria. Pak ditë pas hyrjes me dhunë të ish-kryeministrit Sali Berisha në zyrat e Partisë Demokratike dhe shkelmimit të derës së zyrës nga mbështetësi i tij, në selinë blu janë marrë masa.

Në ambientet e jashtme të Partisë Demokratike ka filluar një kontroll për kamerat e sigurisë, duke rregulluar ato që ishin jashtë funksionit.

Kujtojmë se, pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me të ashtuquajturin Komisioni për Rithemelimin u futën me dhunë në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa mbështetësit e tij shkelmuan derën e sallës së mbledhjeve me urdhër të Flamur Nokës. Kjo u dënua nga Lulzim Basha, i cili tha se këto veprime tregojnë dëshpërimin e Berishës. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj liderit demokrat Lulzim Basha.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh, se Basha është duke humbur arsyen çdo ditë që kalon edhe më shumë. Berisha theksoi, se ishin të qarta të gjitha votat e demokratëve që votuan shkarkimin e liderit demokrat në 18 dhjetor. “Deputeti Basha, pas karriges, dita-ditës po humbet dhe arsyen! Frika nga përballja me vullnetin e 44 mijë demokratëve që votuan për shkarkimin e tij në datën 18 dhjetor e shtyn çdo ditë në absurditete të reja”, tha ai.

Ndër të tjera, Berisha u shpreh, se Partia Demokratike po kthehet në një bunker të sigurisë së lartë. Ai theksoi, se Basha nuk po e kupton se kryetar nuk e bënë vula që ka, por vetëm vullneti i demokratëve që votuan për shkarkimin e tij.

“Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrigethyerin që ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bënë as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mijë demokratëve që të dhanë përgjigjen më të merituar në datë 18 dhjetor”, tha ai.

Berisha: PD do t’u kthehet demokratëve

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se shumë shpejt sipas tij, Partia Demokratike do t’u kthehet demokratëve. Ai theksoi, se Basha duhet që ta kuptojë se vullnetin e demokratëve nuk mund ta pengojë dot askush. “Partia Demokratike do t’u rikthehet shumë shpejt demokratëve, pronarëve të saj të vërtetë dhe është në interes të ish-qeraxhiut ta kuptojë se nuk ka kamera, bravë apo gaz lotsjellës që mund ta ndalë vullnetin e tyre!”, tha ai. Ndërkohë, kujtojmë se Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar ditën e enjte.

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar e cila pritet të zhvillohet në orën 17:30, do të shqyrtohen vendimet e Kuvendit të Partisë Demokratike të 18 dhjetori. Dhe një nga vendimet e marra është edhe largimi i ish-kryeministrit Sali Berishës nga të gjitha funksionet e Partisë Demokratike.

Next Post

Kush e gjen se kush është ky foshnje, sot anal-ist, që mbanë në krahë Enveri, fiton një iPhone 13! (Foto)

Rama nxjerr pamjet dhe jep lajmin fantastik: Sot hapim dyert për... (Foto)

Frrok Çupi: Ja pse Berisha ka frikë të marrë PD, Basha ka dijeni mbi krimet e ish-shefit të tij, nga “21 Janari”, te Gërdeci dhe vrasja e Trebickës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved