• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

E “shkarkoi” në Air Albania; sot Berisha i kërkon ndihmë Këshillit Kombëtar të PD-së

December 23, 2021
in Blog

Nga Ylli Pata

Ngjan mjaft e çuditshme vijimi telenovelës që ka nisur që ditën kur Lulzim Basha vendosi që ta :”ngrijë” Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Telenovelë me uljet e ngritjet e veta, me dramacitetet, zhurmat më shumë, por mbi të gjitha me paqartësinë politike që ka prodhuar.

Paqartësi që bazën e ka vetëm te statusi “bosh” i Berishës pas ndëshkimit nga SHBA. E këtu natyrisht që mund të nisim që edhe të nxjerrim përfundime për ca kërcime pindarike që nuk se kanë logjikë apo një narracion.

E tillë në këtë rast është edhe sjellja që ka ndodhur me institucionet e PD-së, ku siç dihet tashmë, “Kuvendi” i Berishës, jo thjesht i ngriu po i shkarkoi, i hoqi qafe të gjitha organet e PD-së: Këshilli Kombëtar e më pas kryetarin Lulzim Basha që e çoi në një “referendum”.

E si kundërpeshë, tubimi i “Air Albania” i 11 dhjetorit krijoi një “Komision të Përkohshëm të rithemelimit” që ngjan me një Komitet Central provizor apo Komision Nismëtar Provizor, i cili logjikisht duhet të merrte në duar fatet e Partisë Demokratike.

Por duke qenë se që në fillim, fatet e PD-së nuk ishin më në funksion të Sali Berishës, siç dihet gjërat lëvizën ndryshe. Basha, jo vetëm që nuk u tërhoq por thirri një Kuvend tjetër, Këshillin Kombëtar e Kryesinë, ku mori vendime të forta, që Komisionin e Përkohshëm e shkarkoi nga funksionet drejtuese që kishin pasur në PD. Pra që nga Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi etj.

Nga ana tjetër,Berisha u tregua më radikal pasi preu koka që në fillim, pra i suprimoi, megjithatë sot , në kuadër të ultimatumit të 5 janarit, ata i kërkojnë Këshillit Kombëtar që t’I thërrasë mendjes e të bëjë të mundur zbrazjen e selisë së PD-së për Komisionin e Përkohshëm.

Kjo duket qartë se është shantazh, po si mund të zhantazhosh një të vdekur, pasi Berisha e ka vdekur Këshillin Kombëtar. E rasti më gallatë, është se kjo telenovelë funksionon fiks si Portokallia apo emisionet e tjera Cabaret. Pra merr pushim para Krishltindjeve e më pas thotë që “takohemi pas festave”. Duket si surreal, po ekzaktësisht kështu: Berisha me “Komisionin” që tani është bërë komedi në vete, i bën thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, që i shkarkoi me ceremoni që pas 5 janarit që tani të reflektojë pas festive.

E gjithë kjo logjikë nuk është politike, pasi vendimet e Berishës nuk kanë duh në PD-në institucionale, maksimumi mund të ndikojmë në skizmë por jo në PD-në; pra Këshilli Kombëtar, Kryesia, degër, seksionet e tjerë.

Sali Berisha ka pjesë të strukturave të PD, e kjo dihej që në fillim, por pikëpyetja ishte a do të marrë ai organet drejtuese. Gjë që nuk ndodhi, pasi të kishte ndodhur do t’i kishte marrë. E këtu ndodh ajo që quhet taktikë tipike tribale; shantazhi permanent. E këtu duket se gjërat kanë ndryshuar në këtë vend, pasi kur vetë Lulzim Basha ka thënë: më mirë një fund i dhimbshëm se dhimbje pa fund…

Next Post

Publikimi i pagave, Baton Haxhiu: E pahijshme t’i ekspozosh rrogën dikujt që punon 15 orë/ditë

Tirana fiton sërish derbin e kryeqytetit përballë Partizanit

Vrasja e gazetares malteze, flet i biri: Bomba që u përdor për të vrarë nënën time erdhi nga Shqipëria

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved