• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shtabi i forcave të SHBA jehonë në mediat ruse, Moska e sheh si lëvizje kundër Kinës dhe zbulon lëvizjet e Metës pro Pekinit

January 19, 2022
in Aktualitet

Vendimi i SHBA për të ngritur një shtab të forcave speciale në Shqipëri ka bërë jehonë në shumë vende përfshirë edhe Rusinë. Sipas medieve amerikane, ky vendim i amerikanëve ishte një lëvizje strategjike për të bllokuar ndërhyrjen e Rusisë në Ballkan përmes serbëve. Mirëpo mediat ruse kanë një mendim tjetër.

Sipas tyre, ngritja e bazës nuk ka të bëjë me Rusinë, por me Kinën. Në shumë media ruse ka qarkulluar dje një artikull ku përmendet dhe një qëndrim i ish-agjentit të CIA, Ray McGovernse kjo çështje lidhet me kinezët. “Duke komentuar rastin gjatë një interviste me Sputnik, ish-agjenti i CIA-s Ray McGovern deklaroi se qeveria amerikane vendosi të hapte një bazë ushtarake në rajon “sepse ata [SHBA] sapo mësuan se Shqipëria është një aleate e ngushtë e komunistëve”.

Në këtë kuptim, objektivi i këtij uniteti të ri do të ishte minimi i ndikimit kinez në rajon dhe parandalimi i afrimit mes Tiranës dhe Pekinit, me pak ose aspak interes real nga ana e Uashingtonit për garantimin e stabilitetit dhe paqes për Ballkanin.

Duke parë historinë e fundit të bashkëpunimit midis Kinës dhe Shqipërisë, është vërtet e mundur të shihet një rritje e ndjeshme e partneritetit dypalësh. Në një raport të fundit nga Balkan Research Reports Netëork (një OJQ pro-Ballkanit Perëndimor), u identifikuan të paktën 135 projekte bashkëpunimi midis Kinës dhe Shqipërisë, me vlerë më shumë se 36 milionë dollarë”, shkruajnë mediat ruse.

Afrimi i Metës me Kinën

Por interesant është fakti se aty përmendet dhe presidenti Ilir Meta. Edhe pse ka shumë zëra se rusët e simpatizojnë Metën, duket se mediat ruse e akuzojnë për marrëdhënie me Kinën.

“Në tetor, presidenti shqiptar Ilir Meta dhe ministri i jashtëm kinez Wang Yi u takuan në një samit të rëndësishëm, ku theksuan potencialin e madh të bashkëpunimit dypalësh dhe ranë dakord për të nxitur tregtinë ndërkombëtare, me synimin për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në BRI.

Është e qartë se këto lidhje janë rritur edhe më shumë në tre muajt e fundit për shkak të rezultateve të këtij samiti – dhe kjo është pikërisht ajo që shqetëson Uashingtonin: ardhja e BRI-së në Ballkan. Përballë këtij skenari, qëndrimi amerikan duket i thjeshtë: inaugurimi i një njësie të forcave speciale në Shqipëri për të frikësuar qeverinë shqiptare që të abdikojë lidhjet e saj me vendin aziatik.

SHBA duket se vepron me nxitim dhe nuk është e gatshme të merret me ndonjë shenjë të rritjes së ndikimit kinez duke iu përgjigjur në nivel ushtarak një partneriteti paqësor. Uashingtoni duket i vendosur të bëjë që Tirana të përshtatet me një rol si një satelit rajonal i interesave amerikane”, thuhet më tej.

Ndërkohë nëse shohim mediat amerikane, ato janë të bindura se baza ngrihet kryesisht për Moskën. Sipas tyre, ajo ka rritur ndikimin në Serbi dhe SHBA duke hyrë në Shqipëri do mundohet të ulë influencën ruse.

Next Post

Kristalizohet poli i tretë politik, Ilir Meta dhe Sali Berisha drejt daljes me kandidatë të përbashkët në zgjedhje

Miratohet projektligji për njohjen dhe konvertimin e patentave shqiptare në Itali

A do të dëshmojë Basha, për krimet e Sali Berishës?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved