• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Yuri Kim takon Ramën para vizitës në SHBA, ja bën të qartë se lufta ndaj korrupsionit është përgjegjësi e qeverisë

February 10, 2022
in Aktualitet

Kryeministri Edi Rama u takua dje me ambasadoren e Shteteve të Bashkua të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, përpara vizitës së tij në Uashington. Ambasada amerikane ishte ajo që e bëri të ditur një gjë të tillë, teksa ka zbardhur dhe fokusin e takimit.

Ambasadorja Kim përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s, ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkëpenëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës.

“Ambasadorja Kim u takua sot me kryeministrin Rama përpara vizitës së tij në Uashington DC. Ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenarë që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkëpenëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës.

Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin.

Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë dje ambasadorja ka pasur një takim edhe me deputetin e PD Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit mori pak ditë më parë postin e nënkryetarit të Kuvendit. “I kënaqur të takohem me deputetin Agron Gjekmarkaj sot. I urojmë gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe presim bashkëpunim të fortë”, shkruan Kim.

Partia Demokratike nuk e ka zyrtarizuar ende votën pro zgjatjes së afateve të vetingut, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar vazhdimisht takime me diplomatët e huaj në vendin tonë. Kujtojmë se i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka ushtruar presion që zgjatja e afateve të vetingut të votohet.

Next Post

Ilirjan Celibashi: “Shtëpia e Lirisë” nuk mund të përdorë emrin e PD në koalicionin e saj, ja si do veprohet me kandidatët

Kryeministri Rama jep intervistën e pazakontë në avion për Blendi Fevziun, ky është lajmi i madh që la pa fjalë dhe gazetarin

Kushtetuesja nxjerr nga vetja presidentin! Meta shantazhe e presione para vendimit të shkarkimit: Kërcënon Ramën, Bashën dhe ambasadorët

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved