• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Facebook-u dhe Instagram-i nuk kanë aspak dëshirë të tërhiqen nga Evropa

February 10, 2022
in Bota

Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, nuk ka “aspak dëshirë të tërhiqet nga Evropa”.

Kështu ka deklaruar vetë kompania në një postim në faqen zyrtare pas raportimeve mediatike se kishte “kërcënuar” të tërhiqte platformat e saj Facebook dhe Instagram nga kontinenti.

Kjo me pretendimin e pasigurisë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do të bien dakord për të zëvendësuar një marrëveshje të anuluar të privatësisë transatlantike.

Mirëpo, ky “kërcënim” i supozuar erdhi nga Meta në formën e një zbulimi që ka bërë kompania në raportin e saj të fundit të të ardhurave.

I publikuar javën e kaluar, dokumenti vinte në pah se kompania “ka gjasa të mos jetë në gjendje të ofrojë një numër të produkteve dhe shërbimeve më të rëndësishme, duke përfshirë Facebook-un dhe Instagram-in në Evropë”.

Gjithmonë nëse SHBA-të dhe Bashkimi Evropian nuk ratifikojnë një marrëveshje të re për transferimin e të dhënave dhe se kompania nuk mund të varej nga mekanizmat e tjerë ekzistues.

Edhe në të kaluarën, kompania ka lëshuar paralajmërime të ngjashme, por e ka bërë këtë pa përmendur specifikisht dy aplikacionet.

Siç ka ravijëzuar edhe vetë kompania, nuk është i vetmi biznes që përballet me pasiguri nëse zyrtarët mund të bien dakord për një zëvendësues. Të paktën 70 kompani të tjera kanë shprehur shqetësime të ngjashme.

“Duam të shohim të drejtat themelore të përdoruesve të BE-së të mbrojtura dhe duam që interneti të vazhdojë të funksionojë ashtu siç ishte synuar: në përputhje me ligjet në fuqi, por jo i kufizuar nga kufijtë kombëtarë”, ka thënë kompania.

Ligjvënësit evropianë, në pjesën më të madhe dukej se e mirëpritën perspektivën e largimit të Meta-s nga tregu i BE-së.

“Mund të konfirmoj se jeta është shumë e mirë pa Facebook dhe se do të jetonim shumë mirë pa të”, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

“Gjigantët digjitalë duhet të kuptojnë se kontinenti evropian do të rezistojë dhe do të afirmojë sovranitetin e tij”, ka vijuar ai idenë e tij.

Next Post

“Mos e ngatërro bravën me gojën”! Spiropali: Berisha dhe Basha e njëjta uthull brenda një shisheje, nuk i blen më njeri

“Jo në cilësinë e dëshmitarit”! Noka zbulon se për çfarë u thirr Basha në SPAK nga prokurorët belg: Çështja e “Toyota Yaris” ka dy anë, i’u tregoj cilat janë

Po paralajmëron se do shpallet “Non Grata” së shpejti?! Kryemadhi flet përralla të frikshme si Berisha: Ka lobuar Edi Rama bashkë me zarat e tij…

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved