• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nënë Liza dhe Informaliteti aktual në media, më keq se kioskat e dikurshme mbi Lanë

February 14, 2022
in Aktualitet

Ndërsa nënë Liza paguan sot informalitetin që politika i lejoi për 30 vite me radhë, një tjetër informalitet lulëzon i qetë në vitin 2022 me keq se kioskat e dikurshme mbi Lanë dhe në Parkun Rinia: po lindin si kërpudhat pas shiut portalet mediatike informale.

Një individ = një portal, është motoja e dy viteve të fundit dhe asgjë nuk ndal shumëfishimin e pafund të këtij fenomeni të ri të dizinformimit të opinionit publik.

Dikush mund të bërtasë në emër të “lirisë së medias dhe të mendimit” e do të ishte me të vërtetë një thirrje e sinqertë dhe domethënëse nëse që në fillim do të ishte vërtetë në bazë sinqeriteti i një nisme të tillë. Por asgjë nuk është kështu:

Portalet mediatike po hapen nga persona që nuk identifikohen me mediumin që është në qarkullim. Individë të fshehur pas anonimatit duket se kanë bindur disa kolegë të bashkëpunojnë me punësimin e tyre në të zezë e të veprojnë në ilegalitet, jo për të shërbyer për të Vërtetën në Shqipëri, por për të përdorur shpifjen si “kallashnikov” ndaj kujtdo që planifikohet të vihet në shënjestër: qoftë politikan, gazetar, kundërshtar apo qytetar i thjeshtë i vendit.

Veprimi i dhjetëra portaleve është dukshëm një pirateri dhe grabitje e çdo lajmi që prodhohet nga mediat që jetojnë në treg në respekt të ligjeve dhe rregullave, duke rrëmbyer përditë dhe në dritë të diellit çdo lajm e krijimtari, disafish më keq se shqiptarët që u vendosën zonat informale për të ngritur një shtëpi, pronën intelektuale dhe mundimin e redaksive legjitime.

Një redaksi që respekton ligjet, përgjigjet përpara Shtetit per çdo gabim, paguan detyrime dhe mundohet me mish e me shpirt të verifikojë e të jetë gjithnjë afër të vërtetës, është e bombarduar nga portalet që lindin nga burime financiare të panjohura e të dyshimta, “rrëmbejnë” gazetarë duke i joshur me pagesat informale, për t’i bërë shërbëtorë të deformimeve dhe manipulimit të ngjarjeve.

E gjitha kjo po ndodh me bekimin e Shtetit shqiptar që do të kujtohet tepër vonë për dëmin që po i bën informacionit dhe shoqërisë, por edhe të disa ndërkombëtarëve që “thërrasin” për lirinë e shprehjes pa kuptuar aspak informalitetin e rrezikshëm dhe unikal shqiptar në këtë fushë. Bekim që ka autorizuar trafikantë droge, pastrues parash të trafiqeve dhe korrupsionit të infiltrohen në biznesin e medias pa u shqetësuar aspak.

Kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Një burim informacioni nuk mund të jetë si një kjoskë erëkeqe buzë Lanës, kur nuk dihet kush e drejton, kur nuk mund të paguajë para drejtësisë nëse cënon dinjitetin njerëzor apo sigurinë e vendit, kur nuk paguan sigurime shoqërore për gazetarët, kur nuk paguan taksa, energji e nuk respekton asnjë grimcë elementare të një shteti ligjor.

Sa të gatshëm e të shpejtë janë njerëzit e Shtetit shqiptar të prishin një shtëpi, të presin një lidhje të parregullt të energjisë elektrike, ndërsa informaliteti në media është sot në kulmin e zhvillimit të tij. Përballë këtij realiteti janë dorëzuar plotësisht organet ligjsbatuese ose janë të korruptuara thellësisht për mosveprim.

Next Post

Një vjetori i Mashtrimit të Madh, si ndodhi që na gënjeu Albin Kurti!

Kryeministri Rama publikon videon dhe ‘thumbon’ ashpër që në mëngjes opozitën: Thanë që do bëhet pallat e…

Sherre dhe debate në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Ilir Metës: Mbrojtësja e vetme noterja që ai e bëri gjyqtare! Met ka hedhur ofertën

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved