• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

KPA shtyn seancën: Vetingu i munguar i Elisabeta Imerajt kthehet në çështje ndërkombëtare

March 9, 2022
in Aktualitet

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji vendosi të pranojë kërkesën e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj për shtyrje të seancës me argumentin se nuk mund të paraqitej për shkak të gjendjes shëndetësore.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj nuk u paraqit në seancën e parë publike që ishte caktuar të zhvillohej të martën në orën 10:00 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit që e konfirmoi në detyrë këtë subjekt rivlerësimi.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Ina Rama shpjegoi se të hënën në orën 15:54, prokurorja Imeraj kishte kërkuar shtyrjen e seancës pasi nuk kishte mundësi të paraqitej për shkaqe shëndetësore, duke bashkëngjitur dhe dokumentet provuese.

I pyetur nga Kolegji, Komisioneri Publik Florian Ballhysa u shpreh se nuk kishte ndonjë qëndrim lidhur me kërkesën e subjektit dhe trupa gjykuese vendosi të shtyjë seancën për më datë 21 mars, në orën 09:00.

Komisioneri Ballhysa vendosi ankimimin e konfirmimit në detyrë të drejtueses së prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj duke argumentuar se provat të dëm të saj duhej të kishin sjellë shkarkimin. Ballhysa e dorëzoi ankimim në limitet e afatit ligjor, konfirmimi i së cilës nga KPK në prill u pasua nga shqetësime të mëdha mes ndërkombëtarëve, të cilët argumentuan se rasti i saj vë në rrezik “integritetin, pavarësinë dhe tërësinë e procesit të vetingut”.

Komisioneri Publik “çmon se ai [vendimi] është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit,” thuhet në dokumentin e ankimimit.

Imeraj arriti të kalojë shkallën e parë të vetingut pasi paraqiti një kontratë paramartesore të vitit 2007, sipas të cilës, pronat e bashkëshortit, me të cilin u divorcua në vitin 2019, i përkasin bashkëshortit dhe ajo nuk është përgjegjëse, një argumentim që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e pranoi si të vlefshëm.

Vleftësia e kontratës paramartesore është vënë në dyshim nga ONM si dhe nga Komisioneri Publik. Sipas këtij të fundit, subjekti ka deklaruar pasuri të përbashkët në deklaratat vjetore periodike të pasurisë si dhe në deklaratën për veting, gjë që duhet ta bëjë atë përgjegjëse për justifikimin me burime të ligjshme të kësaj pasurie.

Trupa e KPA-së që do të shqyrtojë ankimin e Komisionerit ndaj konfirimimit të Imerajt kryesohet nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo.

Next Post

Ku po shkon bota e sotme?!

Zelnsky gati të pranoi tre kushtet për të cilat futi vendin në luftë: Ukraina nuk insiston më për anëtarësimin në NATO

Putini do e çojë fuçinë e naftës nga 40 në 300... Pse jo 500 zoti Rama?!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved