• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

E kanë të pamundur largimin drejt Shqipërisë, shqiptarët e Ukrainës luten për ndihmë

March 9, 2022
in Aktualitet

Shqiptarët që jetojnë prej shekujsh në Ukrainë, por dhe ata që janë në qytetin e Kharkovit dhe 3 fshatra të rajonit të Zaporozhyes në Ukrainë, qytete që prej më shumë se një jave janë në qendër të sulmeve të ushtrisë ruse, nuk mund të evakuohen drejt Shqipërisë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime për Gazetasi.al pranë Ministrisë sonë të Jashtme, të cilët thonë se për shkak të numrit të madh të anëtarëve të familjeve shqiptare, shihet praktikisht e pamundur lëvizja e tyre.

Deri më tani, thonë burimet, të vetmit që janë larguar janë 15 shqiptarë që punojnë në organizatat e OSBE në Ukrainë.

Burimet e Gazetasi.al thanë se megjithatë, kontaktet me komunitetin shqiptar në Ukrainë po mbahen përmes konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov, i cili i ka ndihmuar dhe për strehim edhe për ushqime.

Kryetari i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës, Aleksandër Dermentli, në profilin e tij në “Facebook” ka bërë thirrje për më shumë ndihma nga ana e atdheut, Shqipërisë në drejtim të komunitetit shqiptar në Ukrainë.

Ai ka kërkuar më herët dhe ndihmë për evakuimin drejt Shqipërisë, por nga ana e Ministrisë së Jashtme përgjigja ka qenë negative, për shkak të një mungese të informacionit zyrtar se sa është numri real nga ky komunitet.

Burimet në Ministrinë e Jashtme thanë se ndryshe nga vendet e tjera, ku është kërkuar regjistrimi i shqiptarëve pranë konsullatave tona, komuniteti shqiptar i Ukrainës ka refuzuar të japë informacion për numrin e tyre dhe kontaktet.

Ndërkohë, vetë kreu i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, shkruan në profilin e tij në “Facebook” se i kërkon të gjithë shqiptarëve të bashkohen.

“Ndihma humanitare është e nevojshme për qytetin e Kharkovit, ku ndodhet Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë dhe për 3 fshatra të rajonit të Zaporozhyes ku jetojnë në mënyrë kompakte shqiptarët”, shkruan Dermentli/SI

Next Post

Non grata kërkon rikthimin: 70% e shqiptarëve më duan, do të garojë për kryetar të PD

A do të përfundoj lufta? Zbardhen negociatat dhe kërkesat e Putin: Ai ka vendosur pistoletën në tavolinë dhe tani pret përgjigjen e Zelenskyt

Shërbimi i transportit urban në Tiranë drejt kolapsit, operatorët reduktojnë me 55% mjetet e transportit publik: Shkak rritja e çmimit të naftës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved