• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shërbimi i transportit urban në Tiranë drejt kolapsit, operatorët reduktojnë me 55% mjetet e transportit publik: Shkak rritja e çmimit të naftës

March 9, 2022
in Aktualitet, Debat, Kryesore
        
 

Shërbimi i transportit urban në kryeqytet po shkon drejt pezullimit të plotë, për shkak të mospërballimit të shpenzimeve nga rritja e lartë e çmimit të naftës. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit qytetas Rixhin Qoshja pohoi për Monitor se operatorët e transportit kanë hyrë në ditën e tretë të reduktimit 55% të numrit të autobusëve. “Operatorët e transportin urban në kryeqytet janë në pamundësi financiare për të përballuar koston nga rritja e çmimit të naftës. Në Porto Romano sot kompanitë u furnizuan me naftë me çmim 254 lekë/litër. Me ketë çmim të naftës operatorët arrijnë të përballojnë financiarisht furnizimit për 2 apo 3 ditë. Përveç shtrenjtimit të çmimit po hasim edhe vështirësi për gjetjen e naftës. Grosistët nuk të furnizojnë për të gjithë sasinë e kërkuar”, pohon Qoshja.

Në kryeqytet operojnë 11 kompani për 16 linja të transportit publik. Aktualisht kompania “Alba Trans” për linjën e Tiranës të Re nga 18 autobusë në dispozicion ka nxjerrë vetëm 10 prej tyre. për linjën e ish uzinës të Autotraktorëve nga 7 autobusë operojnë 4 prej tyre. Kompania “Shega Trans” për linjën Kombinat-Kinostudio-Tufinë nga 20 autobusë që janë dispozicion ka reduktuar numrin në 10. Sipas të dhënave të shoqatës për vënien e plotë të flotës të autobusëve 1 operator duhet të shpenzojë 3,000 litra naftë/ditë.

Anëtarë të Shoqatës të Transportit Qytetas ripërsërisin se për zgjidhjen e situatës qeveria duhet të marrë në konsideratë 2 opsionet e rekomanduara ose të ndërhyjë me uljen e taksës për karburantet ose të rrisë 100% çmimin e biletës. “Institucionet shtetërore janë përpara dy masave që duhen të marrin në ndihmë të transportit urban ose të heqin taksën e akcizës dhe TVSh-në e naftës që të mos rëndojnë xhepat e qytetarëve ose të marrin vendimin për rritjen e çmimit të biletës nga 40 lekë në 80 lekë. Deri tani nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat e paraqitura çka do të ndikojë në pezullimin e punës për shumë operatorë”, nënvizon Kostandin Foni drejtori i transportit në “Shega Trans”.

Shoqata e Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon që qeveria të miratojë kërkesën e tyre për politikat fiskale, për të përballuar koston e lartë që po shkaktohen rritja e çmimit të naftës. Kërkesat e tyre janë që nga rimbursimi i TVSH-së në shitje, Heqja e akcizës të naftës 37 lekë/litër; Heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licensuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër, si dhe rimbursimin e çmimit të biletës për kategoritë (Invalidë pune, të verbër, paraplegjik, tetraplegjik, studentët) të cilët udhëtojnë falas./Monitor.al


        
 
Next Post

Rritja e çmimeve! "Këshilla dhe urdhëra" nga Monika e Lalzit: Anulloni landfillin e Tiranës! Mos paguani pastrimin por jepuni lek qytetarëve, SPAK të veproi?!

E turpshme/ Edi Rama "avullon" komentet negative të qytetarëve gjatë fjalimit në Dubai, ustallarët i zhdukin si me magji (FOTO)

Habitet "analistja" e Becchettit! Ylli i kudogjendur i tregon fotot: Uaaa seriozisht!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In