• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

20 vite më parë/ Gazeta Shqiptare: Grusht me Palokën! Gjithë detajet e sherrit në Parlament. I thyhet hunda Ben Imamit

March 13, 2022
in Aktualitet, Dosja X

Skena e grushtit në Parlament mes Edi Palokës e Arben Imamit. Përse u zunë dy deputetët dhe kush i ndau? Rrëfimi i dëshmitarëve, por edhe i mjekut që i ngjiti hundën kreut të PD. Përse asnjëri prej tyre nuk bëri denoncim? Dialogu mes Nanos dhe Berishës për anglishten para sherrit

Për të ndarë ata që po kacafyteshin në tapet, kanë ndërhyrë dhe shumë deputetë, turmën e të cilëve e printe Azgan Haklaj

Gjithë çastet e përleshjes së radhës. Zëdhënësi i PD-së përdori celularin si mjet rrethanor

Imami – Paloka, boks në Parlament

Ish-ministri përfundon me hundë të thyer në spital

Boksi duket se është kthyer në pasion dominues të deputetëve. Dje ka qenë radha e Imamit dhe Palokës për t’u përleshur. Ish-ministri i Drejtësisë ka përfunduar në spital me një frakturë të rëndë në hundë dhe të dy i kanë lënë syzet gjatë kacafytjes.

Përleshja ndodhi në kulmin e seancës së mbrëmshme parlamentare. Para se Paloka e Imami të tregonin muskujt, salla ishte ndërkohë e elektrizuar. Po zhvilloheshin debate të ashpra në lidhje me raportin që KQZ-ja kishte paraqitur për zgjedhjet e 24 qershorit.

Imami ishte duke dalë, i irrituar, nga salla. Kishte kërkuar me këmbëngulje të merrte fjalën për të bërë një propozim për procedurë, por Çeço refuzonte. Ndërsa zëdhënësi i Partisë Demokratike, Edi Paloka, pasi kishte marrë një cigare në korridorin anësor, po hynte.

Te dera e sallës janë gjendur të dy ballë për ballë. Na çave kokën me atë procedurën tënde”, ka thënë Paloka. “Ik, o plerë”, ia ka kthyer Imami. Kaq ka mjaftuar që të nisë përleshja. Paloka ka përdorur një mjet rrethanor. E ka goditur me celularin e tij, ndoshta të një marke të tipit të vjetër.

Nga hundët e Imamit ka filluar të rrjedhë pa pushim gjak. Por edhe ai nuk ka qëndruar duarlidhur. Kacafytja ka zgjatur disa sekonda. Të sharat në formë ulërimash arrinin në kupë të qiellit. Kanë ndërhyrë menjëherë oficerët e Gardës që ndodheshin në korridor.

Për të ndarë ata që po kacafyteshin në tapet, kanë ndërhyrë dhe shumë deputetë, turmën e të cilëve e printe Azgan Haklaj. Valltari i dikurshëm, tani deputet i Tropojës, po e shtrëngonte fort për mesi Edi Palokën. Imami shfrytëzoi këtë moment për t’u drejtuar për nga tualetet e Kuvendit.

Lau fytyrën prej nga i rridhte pa pushim gjak. Pak çaste më vonë një makinë e çoi me urgjencë në spital. Ndërsa Palokën, i cili kishte një hematomë në fytyrë, e shoqëruan për ta qetësuar në kafen e Parlamentit. Aty ka qëndruar për gati gjysmë ore dhe është kthyer sërish në sallë.

Kjo është ngjarja e rrëfyer nga disa prej oficerëve të Gardës. Versionet që japin deputetët, ndryshojnë sipas përkatësisë partiake. Ata të opozitës thonë se ishte Imami që shau dhe goditi i pari Palokën, ndërsa ata të maxhorancës këmbëngulin për të kundërtën.

Megjithatë duke pasur parasysh vendin ku ndodhi përleshja, te dera e sallës, është e vështirë të besohet që ndonjë prej deputetëve ta ketë ndjekur kacafytjen që në momentin e parë. /Gazeta Shqiptare

Next Post

Poeti, shkrimtari e publicisti i martirizuar nga diktatura Daut Gumeni: PD sot është siç e deshi Berisha dhe Gjinoja i tij! Demokracia nuk ngrihet mbi rrënojat e kasolles së kalbur

Mashtrimet e Edi Ramës me energjinë: Pse kërkon kryeministri të manipuloi opinionin publik me anë të faturës së energjisë elektrike?

Rama del me sfidën e fortë: Erdhi ora për ta "vënë në provë" Open Ballkanin! Po negociojmë me Serbinë për sasi gruri të kontraktuar!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved