• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Lajme të mira vijnë nga Kievi dhe Moska

March 13, 2022
in Bota

Zyrtarët ukrainas dhe ata rusë janë shprehur optimistë për bisedimet që po zhvillojnë për luftën në Ukrainë, duke sugjeruar se mund të ketë rezultate pozitive brenda ditësh.

Ukraina tha se është e gatshme për negociata, por nuk do të pranojë asnjë ultimatum.

“Në parim, ne nuk do të pranojmë asnjë lëvizje qëndrimi. Rusia tashmë e kupton këtë. Rusia veçse ka nisur të bisedojë në mënyrë konstruktive”, tha negaciatori ukrainas, njëherësh këshilltar i Presidencës, Mykhailo Podolyak.

“Mendoj se do të arrijmë disa rezultate brenda ditësh”, tha ai përmes një video-mesazhi.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve ruse RIA, ka cituar zyrtarin e delegacionit rus, Leonid Slutsky, të ketë thënë se në bisedime është arritur përparim substancial.

“Sipas pritjeve të mia personale, ky përparim mund të rritet në ditët e ardhshme dhe të arrihet deri te një qëndrim i përbashkët i të dy delegacioneve, duke nënshkruar edhe dokumente”, tha Slutsky.

Asnjëra palë nuk ka treguar se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Podolyaka tha se Rusia po dëgjon me kujdes propozimet e Ukrainës.

“Kërkesat tona janë: dhënia fund e luftës dhe tërheqja e trupave ruse. E shoh se ata po e kuptojnë këtë dhe ky është dialogu2, tha ai.

Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar tri runde bisedimesh në Bjellorusi. Kryediplomatët e të dy shteteve janë takuar po ashtu në Antali të Turqisë.

Palët po bisedojnë edhe përmes platformave online, kanë bërë të ditur më 12 mars zyrtarët ukrainas.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Për shkak të agresionit rus ndaj Kievit, shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Next Post

Si asnjëherë në parë! Erdogan dhe kryeministri në një takim të ngrohtë zyrtar: Presidenti turk i tregon Mitsotakis pamjen nga Bosfori

Lideri çeçen udhëton drejt Ukrainës

Presidenti i Këshillit Europian zbulon se çfarë do të na çonte në Luftën e Tretë Botërore: Po bëjmë çdo gjë të mundshme për të që të mos ketë përkeqësim të konfliktit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved