• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Sot bëhen 14 vite nga tragjedia e Gredecit/ “E dogji dhe e vrau qeveria”! Frrok Çupi zbulon çfarë ka ndodhur sëfundmi në Gërdec: Sali Berishën e bëri mish për bishat jetën e njerëzve!

March 15, 2022
in Blog
        
 

Sot bëhen 14 vite nga shpërthimi i fuqishëm i Gërdecit që la pas jo pak viktima. Kjo ditë është kujtuar sot përmes një komenti nga analisti Frrok Çupi.

Komenti i plotë:

32 votuesit e Gërdecit dhe Tempulli

32 fshatarë të Gërdecit, në zgjedhjet e 6 marsit (para 9 ditësh) votuan në favor të Sali Berishës, por edhe kjo u harrua. Pak nga pak po harrohet vetë Gërdeci…

Të gjithë kanë harruar. Por të gjithë kanë harruar së prapthi. Deri edhe kolegët e mi të medies, sa herë bëjnë kronika për ‘çështjen Gërdeci’, asnjëherë nuk e mbajnë mend emrin e fëmijës 7 vjeç Edison Durda; o thonë ‘djali 7 vjeçar’, ose e përmendin me dy shkronja të vetme: E.D.

U dashka harruar?… Po, duhet harruar! 14 vjet larg tragjedisë qeveritare të Gërdecit, duhet aplikuar Harresa si Drejtësi.

Harresa e parë bie mbi Tempullin.

Tempulli është vetë Gërdeci, fshat pranë Tiranës, i strukur në një rrudhë kodrinash, si një qenie e frikësuar nga gjuetarët. Sikur fshati ta dinte se një ditë do ta digjnin… Siç dogjën Tempullin e Artemis në lashtësi, në epokën e broncit. Ai ishte ngritur në qytetin Efe të Turqisë, në respekt të perëndeshës Artemis. I vuri zjarrin një nga njerëzit e pushtetshëm të kohës, Herostratus.

Këtu nis harresa e parë e historisë për Drejtësi. Gjykatësit vendosën si ndëshkim që emri i zjarrvënësit të mos përmendet kurrë më nga askush. 24 shekuj u harrua zjarrvënësi, jo Tempulli. Gërdecin e dogji dhe e vrau qeveria dhe familja Berisha; por mediat, feja dhe politika harrojnë viktimat dhe mbajnë në gojë Berishën. Duhet kthyer sensi i harresës: Të harrohen zjarrvënësit.

Harresa e dytë, mbi 32 votuesit e 6 marsit:

Të votohet në Gërdec në favor të Berishës, vetëm 14 vjet pasi ky e groposi, e dogji dhe e bëri mish për bishat jetën e njerëzve, kjo do të ishte si shembje e perëndive në Efes në atë kohë. Sot Gërdeci ka 5 votues më shumë se numri i viktimave, 27, nesër mund të ketë 5-fish më shumë; kjo të trondit. Prandaj duhen harruar 32 votuesit e zjarrvënësit. Një ditë në vit, të paktën nuk duhet të përmenden. Kjo ditë mund të jetë edhe 15 marsi. Atë ditë populli i fshatit, si në procesion kujton viktimat dhe i vjen rrotull ‘Tempullit’ shtëpi më shtëpi; por në shtëpitë e 32 vetëve nuk troket. Me këtë harresë do të mbetet e gjallë kujtesa e Drejtësisë.

Harresa e tretë, boronicat:

Një herë në vit, duhet të kthehet në rregull i kombit, që boronicat hiqen nga përdorimi. Boronica, ky fryt i magjishëm për njeriun, u përdor në mënyrë çnjerëzore në Gërdec. Pasi pinjolli i Berishës udhëhoqi biznesin e tij të shpërthimit të vdekjes, pasi vrau 27, u kthye përsëri.

U kthye te vendi i krimit, me një fabrikë për boronicat. Nëse harrohen boronicat një herë në vit, atëherë do të kujtohet përjetësisht tragjedia e qeverisë mbi njerëzit. Njerëzit do të pyesin ‘pse kjo harresë?’, dhe atëherë do të kujtojnë ironinë e pinjollit. Aq më tragjike që zjarrvënësi guxoi të kthehet në vendin e krimit; gjë që nuk e bëri Aerostratus.

14 vjet harresë janë mjaftueshëm kohë për t’u zgjuar. Ne mund të thërrasim modelin dhe historinë e Drejtësisë sonë zakonore; edhe kjo si e drejta Romake me harresën. Po ju sjell një model si ky: Në një fshat mes Matit e Mirditës, Rremull, janë dy fise- me një burim uji.

Burimin e dha natyra në tokat e njërit fis; nuk kishte si bënte ndryshe. Djemtë e fisit të ‘ujit’ një ditë u bënë të fortë dhe lajmëruan fisin tjetër: Nuk ka më ujë për ju; uji është yni!’. Atëherë u mblodh ‘gjyqi’ dhe e gjeti zgjidhjen: ‘Uji i takon fisit të ujit; por edhe fisi tjetër do të mbushë ujë…; vetëm një ditë në muaj- jo!’. Zgjidhja funksionon sot e kësaj dite. ‘Një ditë pa ujë’ e fisit të dytë, i kujton gjithë jetës se uji është pronë e ‘fisit të ujit’.

Një ditë të harrohet Zjarrvënësi i Gërdecit, të paktën; që të na kujtojë cili është ai…


        
 
Next Post

Anija ruse që u shfaq në Durrës, reagon 'flakë për flakë' Ministria e Infrastrukturës dhe tregon si qëndron e vërteta: Ja pse e nxorëm jashtë ujërave tona

KUJDES! Një “alo” i'u bën gjëmën: Kurrë mos iu përgjigjni këtyre numërave!

Veliaj s’mban të qeshurën në fjalën e Ramës për këngëtarin, kryeministri i kthehet kryebashkiakut: Tregoje ti, se mbase ti ke bërë ndonjë gjë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In