• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Frrok Çupi: Sali Berisha filorus dhe fans i Millosheviçit! Korrupsionin e ka pasion dhe kur ishte në qeveri financohej nga Moska

March 19, 2022
in Aktualitet, Debat
        
 

Gazetari dhe opinionisti, Frrok Çupi sulmoi nëpërmjet një opinioni të publikuar në rrjetet sociale ish-kryeministrin demokrat, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Ai e konsideroi ish-liderin historik të PD si vëllain e diktatorit Sllobodan Millosheviçit, të korruptuar dhe të financuar nga Rusia.

Sulmet e tij ndaj ish-kryeministrit në vitet 2005-2013 erdhën dy ditë pasi Berisha përshëndeti furnizimin me gaz nga TAP-i dhe se kishte refuzuar ofertën prej miliarda dollarësh të kompanisë shtetërore ruse të furnizimit me gaz “Gazprom” për të firmosur marrëveshjen Rusi-Shqipëri për furnizim me gaz përpara 10 vitesh.

Sipas Çupit, deklarata e Berishës fsheh ryshfetin e marrë nga Moska. “Ish-kryeministër dhe ish-president, para 10 vjetësh, i paska thënë një gjë Gazpromit të Rusisë që po i ofronte miliarda dollarë, i paska thënë ‘Joooo!’. Ky tani është shpallur si zyrtari më i lartë i botës i zhytur në korrupsion ‘të madh’. Por, ish-kryeministri zgjoi një ish-marrëdhënie. Fejzbukasit po i sulen e i thonë:

‘Ok, ore, na shet dëngla, ti që i dhe naftë vëllait tënd Millosheviçit’. Edhe këta merren me ‘ish- Millosheviçin’. Shfaqen Ishat edhe ngrihet revolta alias-sovjetskaja e disa militantëve të pamend”, shkroi fillimisht Çupi. Më tej, gazetari i njohur i konsideron mbështetësit e Berishës dhe ish-zyrtarët e PD si mumje të shëmtuara.

“Gjithçka tjetër ndryshon, si në Mauzeleumin e Moskës, por Lenini aty e pranoi shëmtimin e mumjes. Vetëm kjo specie nuk ndryshon kurrë, specia ‘Ish’. Njerëzit nëpër botë nuk kanë duruar ish- burrin, ish- gruan, ish të dashurën, ish- beun, ish- përdhunuesin, ish- dallaveren, e si u duruakan mumjet e reja të Leninit?! Njësoj si me Berishën që kujtoi ish-ryshfetin Rus; dhe tani duhet të përgjigjet para hetimit”, përfundoi shkrimin e tij Frrok Çupi.


        
 
Next Post

Pas dështimit në komisionin hetimor Tabaku e padit Ramën dhe 50 punonjës të shtetit për "vjedhjen" e vitit 2047!

“Na pret një verë e vështirë”, kryeministri Rama zbulon si është situata në vend dhe bën paralajmërimin e fortë: Kjo është e vërteta!

Gjykata e Tiranës rrëzon shanset e Berishës për të marrë PD, regjistron statutin e Bashës të ndryshuar në 17 korrik 2021

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In