• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shtrenjtohet me 18 lekë nafta, sot e nesër 221 lekë litri! Enio Jaço i Dhomës amerikane të Tregëtis “fut turinjtë”: Çmimet i vendos tregu, jo qeveria

March 23, 2022
in Aktualitet
        
 

Pas rritjes në tregjet e huaja në 2 ditët e fundit, çmimi i naftës në vendin tonë është shtrenjtuar me 18 lekë për litër nga kjo e martë. Në të gjitha pikat e karburantit nafta po shitet me 221 lekë litri, ndërkohë që benzina është rritur me 5 lekë nga 206 lekë në 211 lekë për litër. I palëvizur në 93 lekë mbetet çmimi i gazit.

Kjo rritje e çmimit të hidrokarbureve është bërë i njohur për konsumatorët nga vetë pikat e karburanteve, të cilët rritën çmimin ende pa dalë vendimi i Bordit të Transparencës. Ky bord ishte mbledhur në 21 mars por në fakt vendimi u publikua me vonesë mesditën e 22 marsit. Sipas Bordit ky çmim do të jetë në fuqi për datat 22 dhe 23 mars.

Ndërkohë në tregjet e huaja çmimi i naftës bruto ka arritur mbi 116 dollar fuçia, ndërsa në orët e para të mëngjesit shkoi deri në 119 dollar. Rritje kjo që vjen pas një rënie në nivelet e para luftës në datat 15 dhe 16 mars.

Nga ana tjetër Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka bërë transparente rezervat e sigurisë, pavarësisht se kontrollet u tha se do të nisnin që në 12 mars.

Për ngritjen e bordit të Transparencës ka reaguar edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila thotë se ndërhyrja e qeverisë në rregullimin e çmimeve lë vend për arbitraritet dhe krijon premisa të gabuara për lirinë e tregut. Sipas presidentit të dhomës Enio Jaço në Shqipëri çmimet e karburanteve kanë qenë gjithmonë të larta në raport me të ardhurat mesatare dhe kjo për shkak të politikave të cunguara mbi rregullat e tregut të lirë, funksionimin e çmimeve dhe sistemin e taksave.

Në këtë momente sipas Jaços duhet të vlerësohet niveli i konkurrueshmërisë së tregut si dhe mund të lehtësohen përkohësisht taksat, pavarësisht se qeveria është shprehur qartë dhe e vendosur që nuk do të ndërhyjë në ndryshimin e taksave.

“Por menaxhimi i çmimeve është detyrë e sektorit privat dhe jo e qeverisë. Qeveria do e ketë të pamundur t’i menaxhojë suksesshëm këtë proces, sepse është tepër kompleks dhe nuk i ka mjetet e duhura për ta bërë”, vijon më tej reagimi i presidentit të Dhomës Amerikane.


        
 
Next Post

Çfarë duhet të dini për raketat hipersonike të lëshuara nga Rusia në Ukrainë

Greqia nxjerr projektligjin e ri: Emigrantët shqiptarë me qëndrim prej 30 vitesh, do marrin pension të plotë. Reagon Syriza: Uleni në 20

Ç'thotë ky, seriozisht e ka?! Fahri Balliu: Asnjë shqiptar nuk e beson që Saliu është i korruptuar, SHBA...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In