• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ku qëndron problemi nëse Florjan Binaj hap një parti

March 29, 2022
in Aktualitet, Debat

Për aktorin Florjan Binaj, titujt e disa “port’haleve” për faktin që do të bëhet kryetar partie janë thjesht “punë klikimesh”. Në një postim në Instagram, aktori sqaroi se “po të ishte e vërtetë, do jua thoja vetë. S’kam pasur kurrë frikë të them atë që mendoj”.

Pjesëmarrja e tij e vazhdueshme nëpër protesta (së fundmi për rritjen e çmimeve) duket se është lidhur nga disa portale me interesa vetjake, në këtë rast për krijimin e një partie.

“Nëse doni të dini të vërtetën mbi mua, merreni vesh lajmin nga Instagrami im, aty ky buron jo aty ku kundërrmon,” shtoi Binaj duke theksuar sërish se nuk ka në plan të krijojë një parti politike, kryetari i së cilës do të jetë ai vetë.

Megjithatë, ç’problem do të kishte nëse aktori do të krijonte një parti politike?

Binaj nuk do të ishte i pari që do të angazhohej politikisht. Mjafton të përmendim emra si Erion Isai si kryetar bashkie në Kolonjë (Partia Socialiste); Memli Krasniqi, ish-anëtar i “Ritmi i Rrugës” si nënkryetar i PDK-së dhe ministër i Kulturës; Greta Koçi si kryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike; Gaz Paja, si mbështetës i Partisë Socialiste; Julian Deda si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së; Raimonda Bulku dhe Luiza Xhuvani si pjesë e forcave politike, përkatësisht PD dhe PS; Çiljeta apo West Side Family si përkrahës të fushatave elektorale; këngëtarja Eliza Hoxha si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës e shumë emra të tjerë.

Pas qindra vitesh debat për autonominë e artit, pas viteve 1990, shumë shoqëri e panë të nevojshme ta përdornin artin për të ndërhyrë në jetën shoqërore dhe ekonomike. Arti ka fuqinë për të bashkuar miliona njerëz.

Theksojmë gjithashtu që një pjesë e artistëve, sado suksese të kenë në karrierë, fuqia e tyre është e kufizuar ndaj politika është e dobishme për realizimin e projekteve të ndryshme. Ndoshta, po aludojmë tani, nëse Flori do të ishte pjesë e politikës, lumi Vjosa mund të ishte shpallur Park Kombëtar, një vendim për të cilin ai lobon prej kohësh.

Nuk do të ishte aspak çudi që Flori, me profesion piktor që e u bë rastësisht aktor, ta gjente veten mjaft mirë si politikan. Jo pak artistë i kanë hyrë politikës sepse u bënë artistë para se të kuptonin se çfarë donin realisht të bëheshin. Ky është thjesht një aludim, sepse Flori i ka mohuar pretendimet se do të krijojë një parti politike, por vlen për t’u përmendur se jo të gjithë bëhen pjesë e politikës vetëm për ambicie financiare.

Dyshojmë që Flori – një personazh që ka kritikuar çdo parti, që ka lobuar për çështje kombëtare si lumi Vjosa apo rritja e çmimeve, që ka përkrahur protestën e studentëve pa qenë student, që u ka vënë fëmijëve emra shqiptarë (Krena, Glauk dhe Vjosa), që është ndër aktorët më të pëlqyer dhe rrjedhimisht më të paguar në “Portokalli” – do t’i hynte politikës për para më shumë.

Thënë këto, duhet që të mos i shohim me sy kritikë personazhet e njohur që zgjedhin të angazhohen politikisht, qoftë në një parti apo duke krijuar një parti më vete. Pra, sa më shumë figura të tilla bëhen pjesë e politikës, aq më shumë rriten mundësitë për vendimmarrje më të mira. Të mos harrojmë që shumë njerëz realisht e duan këtë vend përtej përfitimeve personale.(Anabel)

Next Post

Shqipëria humbet “pjesët”, 3 lojtarë mungojnë ndaj Gjeorgjisë

Dy djemtë e gjyqtarit që i dha Saliut vulën e PD, favoritë për PPP energjie “Bs Grean Al” me 2 firma offshore holandeze

Mike Pompeo viziton Shqipërinë, zbulohet data

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved