• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kush është Milica “Zavetnica”, surpriza e zgjedhjeve në Serbi?

April 6, 2022
in Diaspora

Si një nga surprizat më të mëdha të zgjedhjeve, mediat serbe përmendin hyrjen e partisë “Zavetnici” në Kuvendin e Serbisë. Kjo, falë Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, një kandidate presidenciale e cila propagantoi idetë e djathta gjatë fushatës.

Sipas Blic, ajo ka lindur në vitin 1990 në Beograd dhe është rritur në Kaludjericë, siç thekson shpesh. Ajo u diplomua në Gjimnazin e Parë të Beogradit, e më pas u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike.

Babai i saj është një dramaturg, gazetar dhe reporter lufte, Rajko Gjurgjeviç, i cili në vitin 2012 mori pjesë në themelimin e lëvizjes “Zavetnici”.

Sipas biografisë së tij, Gjurgjeviç kaloi tre vjet në fushëbetejë duke raportuar për TV “Novi Sad”, një televizion i njohur për propagandën e luftës, natyrisht duke ndjekur forcat serbe.

E përjavshmja Vreme shkruan për Milicën:

“Ajo beson se lufta kundër bashkimeve të të njëjtit seks nuk është e humbur. Ajo njihet nga duelet e ashpra mediatike dhe e përkushtuar për bashkëpunimin me Rusinë dhe Kinën, vlerat familjare dhe politikat e përgjegjshme kombëtare”.

Me kalimin e viteve, zyrtarja e “Zavetnici”-t ka marrë dukshëm më shumë vëmendje mediatike sesa forca e bastionit të saj në elektorat.

“Zavetnici” u themelua nga “një grup prej njëzet personash, të cilët u mblodhën në barrikadat e popullit serb në Kosovë, organizuan mitingje dhe protesta të shumta”, shkruhet nga Blic.

Me kalimin e kohës, Lëvizja po bëhet gjithnjë e më popullore dhe do të mbahet mend protesta kundër NATO-s, të cilën e organizuan në disa qytete të Serbisë.

Pas kësaj, Milica Gjurgjeviç Stamenkovski iu bashkua organizatës dhe ishte zëdhënëse e saj për vite me radhë. Ajo është e martuar me kryetarin e partisë së saj, Stefan Stamenkovski. Ata u martuan, në shtator 2017, nga Mitropoliti i atëhershëm Amfilohije, i cili i këndoi këngën “Ječam žnjela kosovka devojka”(vajzë Kosove që korr elb).

Gjatë karrierës së saj, Milica Gjurgjeviç Stamenkovski ka marrë pjesë në lëvizjet kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kundër arrestimit të kriminelëve të luftës Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, si dhe Marrëveshjeve të Brukselit.

Next Post

Eduard Duralliu, nipi i Faik Konicës. Ben Blushi rrëfen takimin me të: Për të jetuar shet rroba te Uzina Dinamo…

Ndeshjet 100 minuta dhe “offside automatik”, risitë e FIFA-s për Botërorin e Katarit

Pas ngjarjes së bujshme në “Oscars 2022” Will Smith dërgohet në një…

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved