• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhet vendimi i paprecedentë i Agron Zhukrit që i dorëzoi PD-në Berishës, depozitimi i firmave në zyrën e Palokës cilësohet i ligjshëm

April 7, 2022
in Aktualitet, Debat
        
 

Zbardhet vendimi i gjyqtarit, Agron Zhukri, i cili në 25 mars të 2022, i dha selinë dhe vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, duke konfirmuar Kuvendin 11 dhjetorit. Po ashtu, Berishës iu dha edhe statuti i ri i partisë dhe vendimmarrjet e tjera, të cilat shkarkonin Lulzim Bashën dhe lidershipin e tij, duke e kaluar partinë në duart e Berishës. Referuar përmbajtjes së vendimit dhe procedurave të ndjekura për mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit në raport me statutin e PD-së, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri është i paprecedentë dhe arbitrar. Zhukri justifikon dhe legjitimon dy momente tërësisht të paligjshme: Dorëzimin e firmave të delegatëve në zyrën e Edi Palokës dhe drejtimin e një Kuvendit të 11 dhjetorit.

Gjyqtari Agron Zhukri thotë se depozitimi i firmave në zyrën e Palokës është i ligjshëm edhe pse nuk bazohet në statut. Ndër të tjera, ai thotë se Kuvendi i datës 11 dhjetor është thirrur në mënyrë të ligjshme.“Për sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike është thirrur në mënyrë të ligjshme nga një numër anëtarësh/delegatësh më i madh se ¼ e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij”, thuhet në vendim.

Ndërkohë, gjyqtari Zhukri citon edhe parashikimin e paragrafit të dytë të nenit 43 të Statutit të PD, ku thuhet se Kuvendi i PD-së, që thirret nga 1/4 e delegatëve, drejtohet nga një komision me 5 anëtarë, të cilës propozohen nga kryetari i partisë, në rastin konkret nga Lulzim Basha.

Kuvendi i 11 dhjetorit është mbledhur në shkelje të kësaj pike të statutit, pasi anëtarët e komisionit drejtues nuk janë caktuar nga Lulzim Basha, por nga Berisha, në mënyrë arbitrare. Sipas gjyqtarit Zhukri, vërtetë kjo e drejtë i takon Bashës, por nëse Basha nuk e ushtron këtë përgjegjësi, komisionin mund të ngrejë kush të dojë dhe si të dojë, pa bazë ligjore.

“Fjalia e fundit e paragrafit të dytë të nenit 43 të Statutit të PDSH, parashikon se “Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të punimeve të tij, me propozim të Kryetarit të Partisë”.

Gjykata e vlerëson këtë parashikim jo si një të drejtë por si një përgjegjësi e cila i ngarkohet Kryetarit të partisë, për të propozuar një Komision i cili pasi aprovohet nga Kuvendi drejton punimet e këtij të fundit. Mosushtrimi i kësaj përgjegjësie, në vlerësimin e gjykatës, nuk pengon organin më të lartë drejtues të PDSH, Kuvendin Kombëtar, në ushtrimin e sovranitetit të tij dhe në emërimin e një Komisioni me 5 anëtarë që drejtojnë punimet e Kuvendit…

Në kushtet e konstatimit të mosushtrimit të kësaj përgjegjësie statusore nëpërmjet mungesës së një përgjigje shkresore si dhe të mospjesëmarrjes së Kryetarit të PDSH në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të datës 11.12.2021, Kuvendi Kombëtar me propozim të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PDSH z. Edi Paloka”, arsyeton Agron Zhukri.


        
 
Next Post

“Bomba” nga inteligjenca amerikane: Zelenskyt i kanë mbetur edhe pak ditë! Lëvizja e Vladimir Putinit që do të ndryshojë luftën

Plas lufta e heshtur strategjike! SHBA nxjerr në fluturim “bishat” bombarduese në Ballkan: Ja çfarë po ndodh në Mesdhe

Këshllitari i Ramës konfirmon klanet brenda mazhorancës dhe paralajmëron ndryshime në qeveri, ja kush do katapultohet në krye të PS

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In