• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Britania nis gjuetinë ndaj personave të shpallur “Non Grata”, sekuestrohet pasuria e Dodik: Ja lëvizja që do të sjellë “tërmet” edhe në Shqipëri! Emrat e rrezikuar

April 12, 2022
in Aktualitet, Diaspora

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe ka nisur gjuetinë ndaj personave të shpallur “Non Grata”. Sanksionet, të cilat përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalesë në udhëtim, janë të parat kundër zyrtarëve në Bosnje, që bëhen të ditura nga Mbretëria e Bashkuar.

Të goditur janë politikanët serbë të Bosnjës, Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq, për shkak të përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin e Bosnje-Hercegovinës.

Pra me lëvizjen e fundit nga Britania, shihet se sapo ka filluar faza e dytë e ‘Non Grata’-ve, ajo e sekuestrimit të pasurive. Pra, sanksionim për subjektet ekonomike që kanë mbështetur të gjithë politikanët që qeveria amerikane i ka ndëshkuar për “Korrupsion të rëndësishëm”.

Siç dihet, qeveria e SHBA-së ka shpallur katër persona “Non Grata” në Shqipëri për korrupsion të rëndësishëm: Sali Berishën, Tom Doshin, Vangjush Dakon dhe Adriatik Llallën.

Bazuar edhe në urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Biden për korrupsionin, mesa duket goditjet e fundit paralajmërojnë se kanë nisur procedurat për të identifikuar në mënyrë të qartë burimet ekonomike, por edhe mediatike që kanë mbështetur politikanët e shpallur “Non Grata”.

Ndëshkimi i Dodik dhe ngjashmëria me Sali Berishën

Në bazë të sanksioneve, Dodik dhe Cvijanovic nuk lejohet të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar si dhe të përdorin ose të kenë akses në asnjë pasuri që mund të kenë në territorin britanik. Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss tha se: “Këta dy politikanë po minojnë qëllimisht paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë.

Të nxitur nga Putini, sjellja e tyre e pamatur kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Me këto sanksione të ashpra po tregojmë se armiqtë e paqes do të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh ajo. Prej kur Dodik u fut në listën e sanksioneve të SHBA, ai filloi një angazhim publik për ta goditur SHBA tek investimi i tyre kryesor në Bosnjë Hercegovinë, që është Marrëveshja e Dejtonit.

Me lidhjet e tij direkte me Rusinë, me ngritje të institucioneve paralele në pjesën serbe të Bosnjës dhe ngritjen e një fryme anti-amerikane që e maskonte me “interesat e serbëve të Bosnjës”, Dodik praktikisht ka bërë këto vite atë që Sali Berisha po bën këto muaj, që në momentin kur ka hyrë në rrethin e parë të sanksioneve të SHBA.Njësoj si Dodik, Berisha ka shpikur pas sanksioneve një armik, që është Xhorxh Sorosi, dhe në fakt po punon natë e ditë të krijojë një front anti-amerikan në Shqipëri, që të duket njeri me mbështetje politike.

Gjithashtu Dodik në reagimin e djeshëm ka bërë me dije se nuk ka asete në Britaninë e Madhe. “Më lejoni t’ju them se unë nuk kam asnjë pronë në Britaninë e Madhe dhe nuk kam qenë atje për dhjetë vjet. Ka një përgjigje për atë që tha zotëria nga SDA (Senad Bratiç)”, tha ai.

Ndërkaq duke komentuar deklaratën e Britanisë për sanksione ai është shprehur se i dhemb dhe nuk do që të jetë vulgar për sanksionet e tyre, dhe bisedën e mbyll me ambasadoren britanike ku thekson se nuk ka asnjë pronë në Londër. Ai rilexoi pjesën e deklaratës ku thuhet:

“Britania e Madhe deklaroi se Dodik nisi një aksion për tërheqjen e RS nga institucionet kryesore shtetërore, duke përdorur përçarje, retorikë të rrezikshme, nacionaliste, duke minuar stabilitetin e brendshëm dhe rajonal”. Pra sanksionet nga Mbretëria e Bashkuara, janë shenjat e para që do të sjellin “tërmet” edhe në politikën shqiptare, pasi ndërkombëtarët kanë premtuar se do të zhdukin korrupsionin në Ballkan./Elmas Bogdani

Next Post

Besnikët e Bashës akuza “Foltores”: “Non grata” Berisha kartë e djegur që duhet të largohet nga politika

A ka pastruar paratë e Lulzim Bashës në Paraguaji, Enkelejd Alibeaj?

Zelensky nuk pranon të presë Presidentin Gjerman në Kiev: Nuk është i mirëpritur

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved